LAJMI I FUNDIT:

WikiLeaks garon për çmimin Nobel për Paqe

WikiLeaks garon për çmimin Nobel për Paqe

WikiLeaks radhitet në mesin e 241 të nominuarve për çmimin Nobel për Paqe. Të nominuarit vijnë nga 53 organizata, ndërsa ky është numër më i madh i tyre krahasuar me vitet e kaluara.

Të nominuarit tjerë përfshijnë edhe Bashkimin Evropian, ish-kancelarin gjerman Helmut Kohl, disidentin kubanez Oswaldo Paya Sardinas, avokatin afgan të drejtave të njeriut Sima Simar, si dhe internetin. Pikërisht, interneti si tërësi përfshihet në garën për çmimin Nobel për Paqe.

Themelusi kontravers i WikiLeaks, Julian Assange me siguri se nuk do ta humb rastin e tij dhe të diskutojë për nominimin që i është bërë faqes së tij, si dhe të argumentojë qëllimin e faqes e cila zbulon informacionet më të ndjeshme të qeverive të botës.

Geir Lundestad, anëtarë pa të drejtë vote ka thënë se interesimi për këtë çmim është mjaft i madh, duke marrë parasysh numrin e kandidatëve. Prezantimi i çmimit Nobel do të bëhet më 10 dhjetor në Stokholm./ Telegrafi /