WhatsApp shton opsionet e periudhave kohore për fshirjen e bisedave në mënyrë automatike

202:"BERLIN, GERMANY - FEBRUARY 25: The Logo of instant messaging service WhatsApp is displayed on a smartphone on February 25, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images) 26:"Photothek via Getty Images
Përdoruesit e WhatsApp tani mund të zgjedhin t'i zhdukin mesazhet e tyre pas një sërë periudhash kohore falë një përditësimi të ri.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta ka zgjeruar opsionet për veçorinë e tij të mesazheve në zhdukje, i cili u lansua në fund të vitit të kaluar.
Përveçse janë në gjendje të zhdukin mesazhet pas shtatë ditësh, përdoruesit tani kanë dy opsione shtesë – për periudhën e fshirjes atë 24 orë dhe 90 ditë.
Aktivizimi i veçorisë "Mesazhet që zhduken" bën që të gjitha mesazhet e reja të zhduken nga një bisedë e zgjedhur pas periudhës kohore të caktuar nga përdoruesi.
Njerëzit mund të dëshirojnë të zgjedhin të fshijnë mesazhet e tyre për një arsye personale. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































