Declan Rice prej vitesh është objektiv i top skuadrave angleze, por vazhdon të mbetet pjesë e West Ham United.

Mesfushori anglez pritet të largohet në verë pasi vështirë se West Ham do të zë një vend që i dërgon në garat evropiane.


Londinezët janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, por vetëm nëse vije oferta e duhur.

Declan Rice 1

'Çekanët' do ta lejojnë largimin e kapitenit Rice nëse ndonjë skuadër ofron 90 milionë euro.

Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City janë skuadrat që prej vitesh duan Ricen.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe Newcastle United që janë gati të ofrojnë shumën e tillë nëse shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Declan Rice

24-vjeçari është pjesë e Akademisë së West Hamit që nga viti 2013, derisa në ekipin e parë ka debutuar në vitin 2017.

Ëndrra e Rices është të luaj për ekipin e parë të Chelseat, por mbetet të shihet nëse The Blues do të fitojnë garën për transferimin e mesfushorit anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app