Werder Bremen do të këtë punë me Bayern Munichun në fundjavë në kuadër të Bundesligës.

Kjo është ndeshje e vlefshme për të dyja klubet që janë jashtë objektivave deri më tani në kampionatin gjerman.


Se për Werder Bremenin është një ndeshje e rëndësishme, tregon edhe fakti që klubi ka vendosur një foto të bashkangjitur me video, kur Milot Rashica i ka shënuar gol gjigantit gjerman.

“Më shumë si kjo Milot, të lutem”, thuhet në shkrimin e Werder Bremen.

Rashica është lojtari më në formë i Werder Bremen dhe sytë e të gjithëve janë tek ai.

Ai ka folur edhe për këtë gol, duke e konsideruar si një prej momenteve më të mira të tij.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 15:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app