Arsene Wenger ka thënë se nëse Neymar do të largohej në këtë afat nga Paris Saint-Germian, do të ngjallte dëshirën e shumë lojtarëve për t’u larguar nga klubi.

Lojtari 27-vjeçar e kishte kërkuar me ngulm largimin nga Ligue 1 në këtë afat kalimtar, me Barcelonën dhe Real Madridin të interesuar për të.


Por, pasi kampioni i ligës franceze kërkonte shumë të madhe për ta lënë brazilianin e rebeluar të largohej nga skuadra, atëherë Neymar vendosi të qëndronte në Parkun e Princave.

Wenger1 e1550147223858 Arsene Wenger (Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Arsenalit ka thënë se kjo gjë është e mirë, pasi largimi i brazilianit do të ngjallte dëshirën e lojtarëve të tjerë për t’u larguar nga Parisi.

“Unë mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jam i lumtur që ai po qëndron në PSG," ka thënë Wenger për BeIN Sports.

neymar psg nice 1 88fe94 1@1x

"Sepse kur humbni një nga dy ose tre lojtarët tuaj më të mirë në botë, ligji në botën tonë është që vitin e ardhshëm të humbni tjetrin”.

"Është shumë e vështirë të kesh lojtarë që bëjnë ndryshime, edhe kur keni shumë para. Kur i keni, duhet t'i mbani".

"Kur doni të mbani një lojtar, është më mirë ta bindni se sa i rëndësishëm jeni për të, sesa t'i jepni atij shansin zero për t'u larguar”, ka shtuar më tej ish-strategu i The Gunners.

Sulmuesi i nënshtrohej disa ofertave nga klubi i tij i mëparshëm, ku Barcelona ofronte lojtarë plus para për brazilianin në shumë raste. /Telegrafi/

telegrafi sport app