Arsene Wenger e përshkroi rezultatin 1-1 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës si "rezultatin më të keq të mundshëm".

Alexandre Lacazette e kaloi në epërsi Arsenalin madrilenëve që luajtën me dhjetë lojtar në pjesën më të madhe të lojës pas largimit të Sime Vrsaljko në minutën e nëntë, por Antonie Griezmann u përkujdes të barazonte gjithçka dhjetë minuta para fundit.


"Unë mendoj se duke shikuar performancën dhe mënyrën se si luajtëm, ishte rezultati më i keq i mundshëm për ne.

"Pasi ishim duke udhëhequr 1-0, detyra jonë ishte e qartë, të mos e lejojmë kundërshtarit të luajë me pasime të gjatë pasi që vetëm në këtë formë kanë mundur të na ndëshkojnë".

arsene wengerr 2 Arsene Wenger (Getty Images)

I pyetur se sa është i sigurt ishte se Arsenali do të vazhdojë të përparoj për në finalen e Lyonit, ai shtoi " Ajo që ka rëndësi është të shkojmë atje me besim absolut për ta bërë këtë".

Ndërkohë, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone - i cili shihet si zëvendësues i Wengerit te Arsenali - përgëzoi lojtarët për barazimin e arritur me mjaft mund.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre ekipeve do të zhvillohet të enjten (3 maj) në stadiumin Wanda Metropolitana. /Telegrafi/

telegrafi sport app