Wembley Stadium – Londër

Lokacioni: Wembley, Londër, Angli Kapaciteti: 90.000 Pjesëmarrja rekorde: 89.874 (Futboll: Cardiff City vs Portsmouth, 17 maj 2008); 98.000 (Koncerti i Adele, qershor 2017)
Stadiumi Wembley është një stadium futbolli që ndodhet në Londër, ndërsa është hapur në vitin 2007 në vendin ku më parë ndodhej stadiumi i mëhershëm, i cili ishte shkatërruar gjatë viteve 2002-2003.

Është arena e ndeshjeve të mëdha të futbollit duke i përfshirë ato të ekipit të Kombëtar të Anglisë, si edhe këtu zhvillohet finalja e Kupës FA.
Wembley është nën pronësi të Federatës Angleze të futbollit, ndërsa me 90.000 ulëse është stadiumi më i madh në Britani të Madhe dhe i dyti më i madhi në Evropë. Ndërtimi i këtij stadiumi ka kushtuar plot 798 milionë funte (928 milionë euro).
Community Shield, finalja e Kupës së Ligës, gjysmëfinalet e Kupës FA, barazhet e Football League, FA Trophy dhe shumë ndeshje të tjera zhvillohet pikërisht në këtë stadium.
UEFA e vlerëson me katër yje, ndërsa në vitet 2011 dhe 2013 ka qenë nikoqir i finaleve të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë nikoqir i tetë ndeshjeve të ‘Euro 2020’. Në mesin e tyre në Wembley do të zhvillohet finalja dhe dy gjysmëfinale.

Ndeshjet që do të zhvillohen në Wembley Stadium
E diel 13 qershor 2021 – Grupi D: Anglia vs Kroacia (14:00, me kohën lokale)
E premte 18 qershor 2021 – Grupi D: Anglia vs Skocia (20:00, me kohën lokale)
E martë 22 qershor 2021 – Grupi D: Republika Çeke vs Anglia (20:00, me kohën lokale)
E shtunë 26 qershor 2021 – R16: 1A vs 2C (20:00, me kohën lokale)
E martë 29 qershor 2021 – R16: 1D vs 2F (17:00, me kohën lokale)
E martë 6 korrik 2021 – SF1: Fituesi QF2 vs Fituesi QF1 (20:00, me kohën lokale)
E mërkurë 7 korrik 2021 – SF2: Fituesi QF4 vs Fituesi QF3 (20:00, me kohën lokale)
E diel 11 korrik 2021 – Finalja: Fituesi SF1 vs Fituesi SF2 (20:00, me kohën lokale)



















































