Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 3-0 në udhëtim te Watfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka vazhduar serinë pozitive pa humbje këtë sezon në kampionatin anglez, duke e mposhtur Watfordin në udhëtim.


Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Mohamed Salah (67'), Trent Alexander-Arnold (76') dhe Roberto Firmino (89').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Firmino dhe Virgil Van Dijk, të cilët u vlerësuan me notë 8.0, ndërsa nota më e ulët ishte 5.7 dhe shkoi për Troy Deeney.

Për 74 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.8. /Telegrafi/ Watford: 

notat liveri e1543079826967

Liverpool:

notat liveri 1 e1543079850806

telegrafi sport app