Wanda Nara ka pozuar vetëm me të brendshme teksa ka mahnitur fansat me postimin e saj të fundit në Instagram.

Argjentinasi, 36 vjeç, ka krijuar një bazë të madhe fansash në rrjetet sociale, me 16.5 milionë ndjekës ajo numëron vetëm në Instagram.


Pozat e saj të fundit të zjarrta i bënë fansat ta vërshonin me komente të shumta teksa ajo shtrihej në shtrat e veshur me të brendshme me ngjyrë të zezë.

wanda 3 Foto: Wanda Nara/Instagram

Me një makijazh të lehtë dhe flokët lëshuar sipër, Wanda dukej në formë të jashtëzakonshme.

Wanda u nda me bashkëshortin Mauro Icardi pas tetë vitesh martesë në fund të vitit të kaluar.

wanda 2 Foto: Wanda Nara/Instagram

Sulmuesi edhe gruan e tij u arratisë në Maldive në një përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tyre, por kjo nuk funksioni.

“Udhëtimi në Maldive? Ishte një përpjekje ekstreme. Natyrisht, pas kaq shumë vitesh keni plane dhe ëndrra dhe doni t'i realizoni ato”, tha Wanda.

wanda Foto: Wanda Nara/Instagram

“Por ne ishim distancuar tashmë, nuk ka të bëjë fare me rikthimin bashkë. Kur paqja përfundon në një lidhje, gjërat nuk më funksionojnë. Është e vërtetë, Mauro nuk dëshiron të ndahet, por e vërteta është se që nga tetori kam vendosur të distancohem”, shtoi ajo.

6213adc2 b95f 4c7b a48d 5e80d571b1f1 Foto: Getty

Pasi fillimisht u nda me gruan e tij vitin e kaluar, Icardi u tha se ishte në lidhje me një aktore turke, disa javë pasi Wanda u pa duke u puthur me reperin L-Gante.

Krahas modelimit të saj, Wanda ka punuar edhe si prezantuese televizive. Ajo ka qenë nikoqire e “Masterchef” në Argjentinës, duke vazhduar më pas karrierën e saj në showbiz. /Telegrafi/