LAJMI I FUNDIT:

Walker flet për Albin Kurtin, tregon se çfarë i kishte thënë ambasadori Dell për të (Video)

Walker flet për Albin Kurtin, tregon se çfarë i kishte thënë ambasadori Dell për të (Video)

William Walker, ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini. Gjatë emisionit, ai të kaluarën e aktualitetet politike në Kosovë.

Ndër tjerash, përcjell Telegrafi, ai është pyetur edhe për figurën e Albin Kurtit, (prej minutës 44) rreth takimit të parë me të, dhe rreth asaj çfarë mendon tani për të, gjegjësisht filozofinë e tij.

“E kam takuar për herë të parë kur ishte e Adem Demaçin si përfaqësues të UÇK-së”, ka treguar Walker.


Ai gjithashtu ka folur edhe rreth kohës kur Kurti ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë kur ky subjekt funksiononte si Lëvizje.

“Në kohën kur subjekti i tij ishte lëvizje ndodhën disa gjëra, kishte të vrarë në një protestë dhe Vetëvendosje që kërkonte drejtësi. Pyeta në ambasadën amerikane se a keni folur me Albin Kurtin si mund të bëhet një hetim i pavarur?! Më thanë që nuk flasim me Albin Kurtin. Ishte ambasadori Dell që më tha se kur të bëhen parti dhe të garojnë për votën, atëherë do të flasim me ta. Edhe pasi u bënë parti komuniteti ndërkombëtarë ende i vlerësonin si të dhunshëm”.

“Unë admiroj njerëzit që i mbrojnë qëndrimet e veta dhe të gjithë e dimë se sa shumë Albin Kurti i mbron qëndrimet e tij. Ai nuk ndryshon prej kur ka studiuar. Nuk është e mirë kjo – kaq e tepruar. Sepse je në politikë”, ka rrëfyer Walker.

“Nuk jam takuar që disa vite me Albinin. Nuk jam me Vetëvendosjen. Pajtohem me disa gjëra që thonë ata, por kam edhe shuam mospajtime”, ka treguar në fund ambasadori Walker. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SiLmbbTtZyQ

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori