Walid Regragui jep dorëheqjen si përzgjedhës i Marokut prej më pak se 100 ditë kur fillon Kupa e Botës

Walid Regragui ka njoftuar dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të ekipit kombëtar të Marokut.
Ai publikoi një mesazh lamtumire në rrjetet sociale, duke shkruar: “Dima Maghreb Allah – Atdheu – Mbreti, faleminderit”.
Regragui mori drejtimin e “Luanëve të Atlasit” në gusht 2022, vetëm tre muaj para Kupës së Botës në Katar.

Nën drejtimin e tij, Maroku arriti historikisht në gjysmëfinale, duke u bërë skuadra e parë afrikane dhe arabe që e arrin këtë nivel.
Gjatë drejtimit të tij, kombëtarja regjistroi 35 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje, duke arritur vendin e 8-të në renditjen e FIFA-s, më e larta ndonjëherë për një komb afrikan.
Përveç suksesit në Botëror, Maroku gjithashtu arriti në finalen e AFCON 2025, ku humbi ndaj Senegal në tokën e tij.

Regragui largohet duke lënë pas një epokë të jashtëzakonshme për futbollin maroken, me rezultate historike dhe paraqitje inspiruese në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/





















































