Sulmuesi Theo Walcott ka pranuar të largohet nga Arsenali për të kaluar te West Hami, raporton The Sun.

Sulmuesi i “Topçinjve” pritet që këtë verë t’i japë fund problemeve për të gjetur vend në ekipin e parë duke kaluar te West Hami.


Lojtari, sipas raportimeve të fundit, për të kaluar te West Hami ka refuzuar edhe Chelsean.

West Hami për shërbimet e tij do të paguajë rreth 20 milionë funte.

Walcott ka 261 paraqitje për Arsenalin, por sivjet ka pasur shumë probleme që të gjejë vend në ekipin startues.

telegrafi sport app