Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në lidhje me pasigurinë dhe vdekjet e punëtorëve në vendin e punës.
Në konferencë folën dy nënkryetarët e Lëvizjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Besnik Bislimi.
“Vdekjet e punëtorëve në vendin e punës janë shtuar së tepërmi gjatë vitit 2018, ku rastet e publikuara në media arrijnë numrin 23. Kjo shifër nuk reflekton të gjitha rastet e tjera të pa hetuara, publikuara ose të censuruara nga punëdhënësit, inspektorët dhe organet e tjera përgjegjëse”, thuhet në komunikatën për media.
Në fjalën e saj, një ditë pas konferencës së fundvitit të BSPK-së, nënkryetarja Fatmire Kollçaku përmendi të gjithë emrat e të vdekurve për këtë vit, duke u bashkangjitur vendin dhe kompaninë në të cilën punonin për rastet kur këto të dhëna ekzistojnë.
Në vazhdim, Kollçaku listoi edhe problematikat e punëtorëve, temë kjo e nxjerrë në plan të dytë dhe e heshtur shumicën e kohës.
“Vdekjet ndodhin kryesisht në sektorin e ndërtimit punëtorët punojnë pa masa sigurie. Në këtë dhe të tjerë sektorë punëtorët punojnë shpeshherë pa kontratë dhe ku përgjegjës kryesor për vdekjet e tyre janë kompanitë punëdhënëse. Problematika të tjera që i shtohen kësaj marrëdhënieje të pabarabartë janë papërgjegjshmëria e qeverive, numri i vogël i inspektorëve, mungesa e kualifikimit të tyre, mungesa e pensioneve të invaliditetit për të gjitha rastet e dëmtimeve dhe mungesa e sindikatave të forta”, tha Kollçaku.
Format e shfrytëzimi të punëtorëve po mbarështohen në mungesë të një qeverie e cila e sheh punën dhe punëtorin si vendin ku garantohet dinjiteti i një qytetari.
Në vazhdim të listës së gjatë të formave të shfrytëzimit, nënkryetari i Lëvizjes Besnik Bislimi tha se, “ne kemi edhe inspektoratin e punës, i cili ende punon me ligj të vitit 2002 i shoqëruar me një ndryshim plotësim të vakët të vitit 2008 që mban siglën e UNMIK-ut. Një shikim prej dy minutave në faqen e internetit të këtij inspektorati mjafton për të konkluduar për nivelin organizativ dhe profesional të tij”.
Ai ka shtuar se i gjithë raporti vjetor i këtij institucioni përbëhet prej tri faqeve të vetme me zero tekst të shkruar dhe tri tabela të thjeshta dhe të pasqaruara.
“Mjafton të shohim se e gjithë e arritura e këtij institucioni për një vit të tërë është shqiptimi i diku 23 gjobave ndaj punëdhënësve dhe identifikimi apo trajtimi i zero rasteve të diskriminimit gjinor. Një statistikë e tillë do të ishte mahnitëse edhe për vendet ku termi diskriminim gjinor mbase as nuk përdoret më fare dhe prapë ne e kemi të pamundur të dalim me rekomandime për rritjen e numrit të inspektorëve, të bindur se në mjedisin aktual dhe me qeverisjen aktuale, një realizim eventual i kërkesës sonë do të përdorej vetëm për rritje të punësimit militant dhe rritje të bashkëpunimit mes isnpektorëve të punës dhe bizneseve”, u shpreh Bislimi.
Ai përmendi edhe numrin e inspektorëve të punës që është 58 sosh, kurse 10 herë më i madh është numri i shoferëve të qeveritarëve.
“Ndryshimi i mendësisë së qeverisje në Kosovë është i domosdoshëm për ndryshimin e kushteve të punëtorisë. Kosova ka nevojë për një qeverisje e cila i sheh shenjat e progresit të vendit në mënyrën se si trajtohen punëtorët e saj”, tha Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje