LAJMI I FUNDIT:

VV e shpall RTK-në “Ministri të Propagandës”

VV e shpall RTK-në “Ministri të Propagandës”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar një aksion simbolik para objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Ata e shndërruan RTK-në në “Ministri të Propagandës”.

Marigonë Dervinja aktiviste e VV-së tha se janë mbledhur për ta shpallur ministrinë e re.

“Ne siç e dimë jemi vend shumë i varfër por kemi shumë ministri. Jemi mbledhur për ta shpallur ministrinë e re, Ministrinë e Propagandës që për ministër ka Mentor Shalën dhe zëvendësministër Ridvan Berishën. Mentor Shala së bashku me këtë medium ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, akuza këto që quan edhe në arrestimin e aktivistëve tanë”, ka thënë Dervinja.


Ajo ka shtuar se ky medium që për detyrë ka të ju shërbejë qytetarëve nuk po e bënë një gjë të tillë, duke e përmendur faktin se tashmë e dy muaj RTK ende nuk e ka realizuar intervistën e premtuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin.

“Ne nuk do të ndalemi deri sa ky medium të lirohet dhe tu shërbejë qytetarëve e po ashtu edhe deri sa të lirohen aktivistët tanë”, ka thënë Dervinja./Telegrafi/

ddd

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori