LAJMI I FUNDIT:

​VV e PDK do ta kundërshtojnë me çdo mjet demokratik Mini-Shengenin

​VV e PDK do ta kundërshtojnë me çdo mjet demokratik Mini-Shengenin

Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë ashpër ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë Hoti për Mini-Shengenin Ballkanik.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë se kjo nismë rajonale është e dëmshme dhe nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës. Madje thonë se do të kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë për KosovaPress, se ideja e Mini-Shengenit është ide e Serbisë dhe si e tillë nuk duhet pranuar.


“Ideja për mini-shengenin është e ditur botërisht që është ide e Serbisë e iniciuar para disa viteve nga presidenti Vuçiq. Është një gjë shumë e keqe që përkundër kundërshtimeve që fillimisht i kishte edhe LDK-ja gjatë kohës kur ishte në opozitë në legjislaturën e kaluar, tashmë erdhën në një situatë kur po ia mundësojnë projektin e tij për dominim në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, e as Shqipërisë”, thotë ajo.

E në PDK thonë se qeveria Hoti ka hequr dorë nga parimet e veta në Uashington kur ka pranuar Mini-Shengenin.

Zëdhënësi Avni Bytyçi thotë se kjo është një pikë dobësie për të ardhmen e vendit.

“Është pikë dobësie pse kryeministri ose qeveria e Kosovës edhe pse në parim ju e dini në vitet e kaluar gjitha paritë politike kanë qenë kundër Mini-Shengenit. Ne besojmë se integrimi në BE duhet të na bashkojë dhe kuptohet qasja në shengen zonë… Kryeministri ka hequr dorë nga këto parime dhe ka pranuar që Kosova të jetë në Mini-Shengenin. Por, PDK-ja ka qenë kundër atëherë është sot dhe do të vazhdojë të jetë kundër në të ardhmen dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet e saj”, thotë ai.

Ndërkaq profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku thotë se kjo nismë rajonale mund të jetë një shtys e madhe ekonomike për thyerjen e barrierave të bashkëpunimit.

Ndonëse u shpreh se Kosova mund të sfidohet nga hapja tregtare duke pasur bilancin e ulët tregtar.

“Në situatën aktuale kur Kosova ka bilancin tregtar tjetër negativ dhe është vërshuar nga importet që vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe nga shtetet tjera sigurisht që Kosova do të jetë e sfiduar nga kjo hapje tregtare. Por Kosova duhet të llogaritë që gradualisht të shtojë eksportin e vet dhe këtë mënyrë të përmirësojë bilancin tregtar për veti dhe të bëhet një partner i barabartë me një projekt të tillë… Këtë e konsideroj si një shtytje të madhe ekonomike për thyerjen e barrierave ekonomike për stimulimin e bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik të vendeve të rajonit”, u shpreh Sadiku.

Idea e një Mini-Shengeni Ballkanik lindi vitin e kaluar në Novi-Sad të Serbisë. Aty Kosova nuk ishte e ftuar për dallim prej disa shteteve tjera rajonale, derisa vazhdoi në Ohër e Durrës./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori