Vushtrriasi po kultivonte kanabis në oborr, arrestohet nga policia

Policia gjatë ditës së djeshme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit nga Vushtrria.
Gjatë bastisjes, policia në në oborr ka gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri 0.70 cm.
Dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































