Një shpërthim filloi në Mauna Loa të Havait, vullkanit më të madh aktiv në botë, të dielën mbrëma.

Kështu ka thënë shërbimi i aktivitetit vullkanik të Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), përcjell Telegrafi.


“Në këtë kohë, rrjedhat e llavës janë të përmbajtura brenda zonës së majës dhe nuk kërcënojnë komunitetet e shpatit të poshtëm”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, njoftimi paralajmëroi, bazuar në ngjarjet e mëparshme, se fazat e hershme të shpërthimit të këtij vullkani mund të jenë shumë dinamike dhe vendndodhja dhe përparimi i rrjedhave të lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi.

https://twitter.com/LarsWienand/status/1597188450934878209?s=20&t=TPsRsVowhjtH04QIWoxMlg

Andaj, niveli i alarmit të vullkanit është ndryshuar nga një "këshillues" në një "paralajmërim".

Në njoftim shtohej se Observatori i Vullkanit Havai (HVO) do të kryente “vëzhgimin ajror” sa më shpejt të jetë e mundur për të vlerësuar rreziqet dhe për të përshkruar më mirë shpërthimin.

Mbi një duzinë tërmete me magnitudë më shumë se 2.5 ballë goditën rajonin në dy orët e fundit, sipas USGS, me një prej tërmeteve me magnitudë 4.2 ballë.

Mauna Loa, që zë më shumë se gjysmën e ishullit të madh në Hawaii dhe ngrihet 4,169 metra mbi Oqeanin Paqësor, shpërtheu për herë të fundit në mars dhe prill të 1984, duke dërguar një rrjedhë llave brenda 8 kilometrave të qytetit Hilo. /Telegrafi/