LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Në Kosovë nuk mund të ketë ushtri tjetër, përpos KFOR-it

Vulin: Në Kosovë nuk mund të ketë ushtri tjetër, përpos KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se e vetmja forca ushtarake që mund të ekzistojnë ne territorin e Kosovës është KFOR.

Ai ka thënë se asnjë ushtri tjetër nuk mund të operojë këtu derisa të mos shfuqizohet Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara për serbët në Kosovë, shkruan Beta.rs.

Vulin ka thënë këtë pas deklarimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se mund të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës deri në fund të vitit.


“Me ministra serbë në qeverinë në Prishtinë është e vështirë të bëhet kjo. Unë  ju them se është tërësisht e pamundur. Kur ne kemi nënshkruar marrëveshjet në Bruksel, atë kohë, kryeministri Aleksandër Vuçiq ka marrë premtim verbal nga Sekretari i NATO-së se asnjë forcë nuk do të lejohet të kalojë përtej Ibrit në veri pa lejen e kryetarit të komunës”, ka thënë Vulin, përcjell Klan Kosova.

“Drejtësia ndërkombëtare do të respektohej nëse KFOR do të jetë e vetmja forcë ushtarake në Kosove dhe Metohi”.

“Nuk do të ketë organizatë tjetër, as kurrfarë force dhe presion ndërkombëtar me të cilin do të pajtoheshim që të krijohej ushtri në territorin tonë”, ka thënë Vulin.

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar dje se Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen deri në fund të vitit në bashkëpunim të plotë me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori