Para fillimit të procesit gjyqësor për Zahir Beqiri - Çaush, avokati i tij pohon se ai nuk i ka parë dëshmitë të cilat i posedon Prokuroria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë arsye, ai kërkon shtyrje të procesit. Po ashtu, Vujiq pohon se klienti i tij është mbajtur në Prokurorinë  themelore publike, ku i është bërë presion, ka vuajtur kërcënime dhe ka pranuar propozime joparimore.


Përndryshe kundër Zahir Beqirit, i njohur edhe si Çaushi, rëndojnë disa akuza, ndër të cilat edhe falsifikimi i dokumentacioneve dhe keqpërdorimi i të dhënave personale./Telegrafi Maqedoni/