Në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën në Serbi, presidentit Vuçiqi ia ka tërhequr vëmendjen propozimi i profesorit universitar i drejtësisë, Vladan Kutleshiq për një union real të shteteve të pavarura të Serbisë dhe Kosovës, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura mes vete.
“Propozimi im është që Serbia ta njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por ajo do të mbetej institucionalisht e lidhur me Serbinë. Do të ishte një union doganor, që do të kishte një treg të përbashkët dhe politikë monetare unike”, ka shpjeguar Kutleshiq për gazetën serbe “Blic”, përcjell Telegrafi.
Sipas gazetës serbe, propozimi i Kutleshiqit në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën është i pari që ka tërhequr vëmendjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Propozimi i tij gjithashtu parasheh autonomi politike dhe territoriale për serbët në veri të Kosovës, ndërsa serbët që jetojnë në jug të Ibrit të fitojnë autonomi kulturore, gjuhësore dhe informative.
Gjithashtu, sipas Kutleshiqit, prona e Kishës Ortodokse Serbe dhe monumentet mesjetare serbe do të fitonin autonomi funksionale, kurse do të administroheshin nga Instituti serb për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, ose një autoritet në Kosovë të cilin do ta paguante Serbia.
Sipas gazetës serbe presidenti Vuçiq kohë më parë ka përmendur publikisht propozimin e Kutleshiqit.
“Jam befasuar me atë çfarë tha ai. Nëse do të mendonim kështu 10, 15 ose 20 vjet më parë, ndoshta disa gjëra të ishin ndryshe”, tha Vuçiq.
Kutleshiq shpjegon se Kosova do të merrte ulëse në Kombet e Bashkuara, por Serbia do të bënte një marrëveshje obligative që në organizatat ndërkombëtare (Kosova dhe Serbia) nuk do të mund të votonin kundër njëri-tjetrit.
Pjesë e propozimit të tij është se zgjidhja përfundimtare do të miratohej në një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të merrnin pjesë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Gjermania dhe Franca, që do të ishin garantues të marrëveshjes.
“Serbia do të duhej të kërkojë nga Brukseli një garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse një marrëveshje e tillë do të nënshkruhet”, thotë Kutleshiq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare