Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nëse shqiptarët në vazhdimin e dialogut vijnë për të folur për njohje të ndërsjellë, atëherë është më mirë që ata të mos vijnë”, sepse ai nuk do të flasë për këtë, dhe se është i interesuar vetëm për Serbinë.
Presidenti serb, në pyetjen e gazetarëve se, nëse e sheh si simbol të bashkimit [mes Kosovës dhe Shqipërisë] gatishmërinë e Shqipërisë për t’ia ofruar Kosovës portin e Durrësit si dhe fillimin e funksionimit të rrjetit të përbashkët energjetik, ai tha se është “i ngopur me të gjitha marrëzitë e tyre”.
Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se është pak i lodhur nga deklaratat e tyre [palës kosovare], “veçanërisht kur thonë se po vijnë për të negociuar njohjen e ndërsjellë”.
“Mos ejani atëherë, unë nuk vij për të negociuar njohjen e ndërsjellë dhe këtë ua them edhe “baballarëve dhe nënave’ të tyre dhe atyre fatkëqijve poshtë që nuk dinë çfarë të thonë”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Ai paralajmëroi se do të zhvillojë një seri takimesh dhe bisedimesh me zyrtarët më të lartë evropianë në dhjetë ditët e ardhshme, që do të pasohen me rifillimin e dialogut.
“Jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre, të mos flas për gjithçka tjetër. Siç mund ta shihni, çasjet [kutet] janë të ndryshme, jo të dyfishta, por të trefishta dhe të shumëfishta”, tha Vuçiq.
Më tej ai tha se nuk dëshiron lëvdata.
“Ata mendojnë se kam shumë dëshirë që në disa media idioteske të jem De Gol [Charles de Gaulle gjeneral, shkrimtar dhe burrë shteti francez], shumë i zgjuar dhe se si nuk jam një diktator i madh, çfarë do të flasin, nëse nuk jam i dëgjueshëm. Ndërsa, mua më intereson vetëm vendi im”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Moti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet