LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Për Kosovën duhet zgjidhje e përhershme

Vuçiq: Për Kosovën duhet zgjidhje e përhershme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se për “problemin e Kosovës” duhet zgjidhje e përhershme, e cila duhet të arrihet në atë mënyrë që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka, por mjaftueshëm.

Vuçiq iu drejtua të enjten Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t’i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona dhe të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri më 2008”, tha Vuçiq, njofton rel.


Ai tha se arritja e marrëveshjes me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Vuçiq tha se Serbia ka biseduar me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përkundër “tensioneve dhe incidenteve të shpeshta në Kosovë dhe veprimeve të njëanshme të Prishtinës”.

Vuçiq tha se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të Serbisë, në nëntor të vitit të kaluar, ka bërë që Serbia të humbë 350 milionë euro.

“Tarifa që vazhdon të jetë në fuqi, ka vënë në rrezik edhe jetën normale dhe të dinjitetshme të serbëve në Kosovë”, tha Vuçiq.

“Në gjithë këtë kohë, Serbia ka reaguar në mënyrë të moderuar dhe me përgjegjësi ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës, duke mos vendosur kundërmasa dhe duke bërë përpjekje të qetësojë situatën”, tha Vuçiq.

Autoritetet e Kosovës, përkundër thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e taksës, nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili e ka marrë vendimin për taksën, e ka kushtëzuar heqjen e saj me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Vuçiq, në disa raste, ka përsëritur se nuk mund të ketë dialog pa heqjen e taksës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori