LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq nuk ishte në Tiranë por në Kinë, e Franca ‘kërcënon’ me viza Kosovën, Raci: Serbia në asnjë moment nuk ndëshkohet e as nuk qortohet

Vuçiq nuk ishte në Tiranë por në Kinë, e Franca ‘kërcënon’ me viza Kosovën, Raci: Serbia në asnjë moment nuk ndëshkohet e as nuk qortohet
Foto: Ilustirm

​Përderisa sot në Tiranë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën, njohësi i politikës vendore, Gazmir Raci tha se kjo mund të jetë vetëm një presion politik.

Raci në një prononcim për Telegrafin tha se këto qëndrime janë kontradiktore nga ajo që u diskutua të hënën në Samitin e Berlinit.

“Mendoj që është qëndrim kontradiktor me Samitin e procesit të Berlinit, që u mbajt dje në Tiranë. Në Tiranë u fol për bisedime evropiane për Ballkanin Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova. Nga aspekti juridik e kam të paqartë se si mund të përfundohet një vendim i tillë kur për vizat janë nxjerr rregullore. Ka shumë paqartësi. Ka mundësi që kjo të jetë një presion politik, për shkak se të shtunën do të vijnë emisarët për dialogun e Brukselit. Ndoshta Macron e ka përdor një metodologji të tij të punës për të bërë presion politik, publik ndaj Kosovës e që për mendimin tim është e habitshme, sepse më 24 shtator Kosova përjetoi një sulm terrorist nga ana e Serbisë”, ka thënë Raci.


Sipas tij, vizita që ia bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të hënën Pekinit, është e pakuptueshme. Ai tha se “Vuçiqi do duhej të ishte në Samitin e Berlinit në Tiranë”.

“E Serbia në asnjë moment nuk ndëshkohet e as nuk qortohet, e në anën tjetër presidenti Vuçiq në vend që të ishte në Samitin e Berlinit ka shkuar në Pekin. Ka shumë paqartësi në këtë drejtim”, ka thënë Raci.

Ai po ashtu tha se Franca nuk mundet t’i suspendoj vizat për Kosovën.

Njohësi i politikës vendore u shpreh se nuk është koha për panik pasi siç theksoi ai liberalizimi nuk ka filluar.

“Mundet vetëm ta inicioj një gjë të tillë në muajin mars 2024 dhe atë për shkelje të rregullave të Schengen e JO për qejfe politike. Nuk është koha për panik sepse liberalizimi nuk ka filluar. Pasi që fillon shtetet anëtare mund të inicojnë pezullim të liberalizimin pas një vlerësimi profesional se a janë respektuar kushtet ose jo nga shteti përfitues. BE-ja mund të pezullojë heqjen e vizave ose marrëveshjet për lehtësimin e vizave nëse shkelen kushtet e marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori