Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi pretendimet se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës në prag të Ditës së Vidovdanit.
“Kam turp të përgjigjem që Serbia e njeh Kosovën në prag të Vidovdanit. Kam turp, pasi kjo flet më shumë rreth tyre. Asnjëherë nuk do të jetë temë. Kjo flet për ato që kanë bërë të tjerët”, tha ai.
Vuçiq theksoi se janë duke kaluar një periudhë të vështirë, e cila do të fillojë me ardhjen e emisarit evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.
“Kam biseduar me Putinin dje, kemi pasur një bisedë të gjatë. Një ditë pas zgjedhjeve, po vjen Lajçak, një ditë pas kësaj unë do të shkoj në Moskë. Dy ditë pas kësaj ne duhet të biem dakord se cili delegacion shkon në Uashington. Disa ditë pas kësaj mendoj se do të ketë edhe disa takime të rëndësishme për të cilat ne nuk mund të flasim, sepse ata na thanë kështu,” tha Vuçiq.
Vuçiq deklaroi se duhet të pritet të shihet nëse shqiptarët e Kosovës do t’i binden kërkesës së emisarit amerikan Richard Grenell për heqje dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.
“Mos harroni se Thaçi kurrë nuk donte ta pranonte këtë. Për katër vjet unë e ofrova atë, për katër vjet ai këmbënguli sepse gjithmonë kishte një fushatë të tmerrshme kundër nesh. Për katër vjet ata nuk e pranuan atë, dhe tani ne befas jemi informuar se ata kanë pranuar. Kjo mbetet të shihet”, tha ai.
Siç deklaroi ai, ekziston një konflikt i madh midis Amerikës dhe Gjermanisë, por është e rëndësishme që Serbia të ndjekë një politikë më të zgjuar sesa ajo më parë në lidhje me fuqitë e mëdha.
“Pavarësisht se si përfundon, është e rëndësishme që ne të mbetemi të padëmtuar në ‘luftën e elefantëve’. Ne nuk do të luftojmë me Gjermaninë dhe Amerikën”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse mundësia e paralajmëruar që Prishtina zyrtare të heqë dorë nga kërkesa për njohje në organizatat ndërkombëtare, mund të nënkuptojë se nuk ka zgjidhje pa kompromis, presidenti Vuçiq tha se ‘ekziston një lojë e madhe midis lojtarëve të mëdhenj në bashkësinë ndërkombëtare, për të cilën serbët dhe shqiptarët janë shumë të vegjël, derisa nga ana tjetër, shqiptarët po udhëheqin lojërat e tyre të brendshme’./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe