Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një opinion të publikuar në Politico, të cilin e titullon ‘Ballkani Perëndimor duhet të heqë barrierat tregtare’, thotë se qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit do ta bëjë rajonin tonë më tërheqës për investime, shkruan Telegrafi.
Shkrimi i Vuçiq dominohet nga termi Ballkani Perëndimor dhe nga një frymë avokimi për rajonin tonë. Serbia përmendet vetëm një herë, duke na ofruar kështu një qasje më të gjerë të Vuçiç të paktën në mënyrën si do të prezantohet.
Ai e nis me të shkuarën e afërt të luftërave, vrasjeve dhe përçarjes rajonale për të ardhur te realiteti i tanishëm i afrimit dhe komunikimit.
“Ne vendosëm të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Ne vendosëm që të parët janë vendet dhe njerëzit tanë. Ne duhet ta festojmë këtë arritje. Por duhet gjithashtu të njohim se ka ende shumë punë për të bërë. Tani që Ballkani Perëndimor është i bashkuar në ambicien tonë për t’u bërë pjesë e BE-së që së fundmi ka publikuar një strategji për rajonin – ne kemi një mundësi unike”, shkruan Vuçiq.
Sipas tij, Evropa po kupton rëndësinë dhe vlerën e biznesit me vendet e rajonit tonë dhe për këtë ka disa të dhëna – gjatë 10 viteve të fundit, tregtia ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE është dyfishuar, duke arritur në 44 miliardë euro në 2016, me eksportet në BE duke u rritur nga 7 miliardë në 18 miliardë euro.
“Por, ndërkohë që kompanitë evropiane gjithnjë e më shumë po shohin vlerën e bërjes së biznesit në Ballkanin Perëndimor, investimet private ende mbeten shumë prapa. Në të vërtetë, investimet ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor janë katër herë më të ulëta se në BE”, shkruan ndër të tjera Vuçiq.
Vuçiç vlerëson si të ulëta investimet private, si problem papunësinë e rinisë çka sugjeron si rrugëdalje optimale duke krijuare një treg të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Përendimor.
Sipas tij, tregu i përbashkët rajonal do të sillte 8 deri 9 miliardë dollarë investime vjetore krahasuar me 4.6 miliardë që është aktualisht.
“Krijimi i një tregu të përbashkët midis vendeve të Ballkanit Perëndimor do të dyfishonte nivelin aktual të investimeve të huaja direkte dhe do të sillte të paktën 8 – 9 miliardë dollarë në investime në vit, krahasuar me 4.6 miliardë dollarë të vitit të kaluar. Do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do t’i bënin ekonomitë tona më konkurruese”, shkruan ai.
“Kjo do të shërbente si pikë konvergjence mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Vuçiç, sipas të cilit tregu rajonal i përbashkët do të frenonte edhe emigrimin masiv të njerëzve.
“Historia tregon se bashkimi ekonomik është kyç për stabilitetin politik”, vijon ai.
Sipas tij CEFTA është gur themeli i një procesi që duhet përmbyllur me krijimin e tregut të përbashkët.
“Ne hodhëm themelet për një integrim më të ngushtë ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor, kur u bashkuam me homologët tanë të Evropës Qendrore dhe Lindore në CEFTA. Tani ne duhet ta bëjmë unitetin ekonomik një realitet duke krijuar një treg të përbashkët”, shkruan ai.
Çështja e tregut të përbashkët nuk është mbështetur nga Qeveria Mustafa dhe ajo e Malit të Zi, por është mbështetur nga qeveria shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri