"Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi"

Burime të KosovaPress brenda institucioneve të sigurisë bëjnë të ditur për ndërhyrje të mundshme në zgjedhjet komunale që po mbahen sot në disa komuna të Serbisë.
Sipas këtyre burimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dyshohet se ka urdhëruar aktivizimin e strukturave kriminale me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor, për shkak të frikës nga humbja e pushtetit në disa komuna.
Komunat e përmendura përfshijnë Bor, Aranxhelovac, Bajina Bashta, Kladovo, Knjazhevac, Kula, Luçani, Majdanpek dhe Smederevska Palanka.
Burimet theksojnë se për këtë qëllim është angazhuar edhe Milan Radoiçiqit i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë, së bashku me rrjetin e tij kriminal, për të ushtruar presion ndaj votuesve dhe përkrahësve të partive opozitare.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, në këtë aktivitet dyshohet se janë përfshirë edhe pjesëtarë të ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe individë nga strukturat ilegale serbe në Kosovë.
“Këta persona pritet të përdoren për të deformuar procesin zgjedhor përmes kërcënimeve, blerjes së votës dhe manipulimeve të tjera të organizuara”, kanë deklaruar burimet.





















































