LAJMI I FUNDIT:

Vuani nga anemia: Hiqni menjëherë një ushqim nga menyja!

Vuani nga anemia: Hiqni menjëherë një ushqim nga menyja!

Pasoja e mungesës së hekurit në trup rezulton në anemi

Hekuri luan një rol shumë të rëndësishëm në proceset metabolike në trup, kryesisht ai merr pjesë në sintezën e hemoglobinës e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha qelizat e trupit dhe forcon rezistencën ndaj infeksioneve.

Vlerësohet se një në pesë njerëz në botë vuan nga ky lloj anemie, transmeton Telegrafi.


Simptomat e para të mungesës së hekurit shfaqen shumë përpara fillimit të anemisë dhe ato janë lodhja, dobësia, zbehja, nervozizmi, rrahjet e forta të zemrës, rraskapitja, dhimbja e kokës, mungesa e përqendrimit, reduktimi i rezistencës dhe ndjeshmëria ndaj infeksioneve.

Në ushqimin e personave me anemi duhet të dominojnë të brendshmet, kërpudhat, të verdhat e vezëve, rrepka dhe mishi i kuq.

Në varësi të përqendrimit të hekurit në gjak, caktohet terapia. Ndonjëherë gjithçka zgjidhet me dietë, por ndonjëherë është e nevojshme të përfshihen suplemente, ndoshta do t’ju këshillojnë të eliminoni produktet e qumështit.

Qumështi përmban kalcium dhe kalciumi mund të parandalojë përthithjen e hekurit. Është veçanërisht e rëndësishme që pas marrjes së një tablete ose ampule, e cila përmban hekur, të paktën dy deri në tre orë të kalojnë pa produkte qumështi.

Në të njëjtën kohë këshillohet konsumimi i suplementeve me limonadë ose fruta që përmbajnë vitaminë C. Ndryshe nga kalciumi që pengon përthithjen e hekurit, është vërtetuar se vitamina C ndihmon në këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori