Teknologjitë moderne nuk sjellin vetëm gjëra pozitive në jetën tonë!

Ortosomnia paraqet probleme të ndryshme me gjumin të shkaktuara nga teknologjia, përkatësisht aplikacionet të cilat matin cilësinë e jetës sonë dhe ndjekin gjumin tonë!


Tingëllon kontradiktore, e dimë, mirëpo aplikacionet e ndryshme të cilat shënojnë kur dhe sa flemë gjumë, dhe cila është cilësia e gjumit tuaj, pikërisht vetëm shkaktojnë probleme të ndryshme – sepse bëheni “të varur” nga to.

“Gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë vetëdiangostikën dhe zgjidhjen e problemeve me gjumin e tyre dhe pastaj ndodh që vazhdimisht ta mbajnë shikimin në aparat”, shkruan magazina “Cilnical Sleep Medicine”, përcjell Telegrafi.

Në fund, njerëzit bëhen aq të preokupuar me gjumin e përsosur, sa që nuk shohin se si vetvetes i krijojnë probleme.

orthosomnia sleep trackers may do harm 1

Prandaj, ekspertët këshillojnë që, në vend që të bazohemi në aplikacione, më me dëshirë të dëgjojmë trupin tonë!

Për shembull, kur zgjoheni në mëngjes kushtoni kujdes se si ndiheni – nëse jeni të pushuar – keni fjetur gjumë mirë. Pa marrë parasysh çfarë ju tregon aplikacioni! /Telegrafi/