LAJMI I FUNDIT:

Vritet një grua në Prishtinë – policia jep detaje

Vritet një grua në Prishtinë – policia jep detaje

Një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri, të mërkurën në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia ka marrë informatë rreth orës 20:20, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Sinidoll.


Policia si dhe mjekët e emergjencës, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë gjetur një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas Ahmetit, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi/

Pamje nga vendi i ngjarjes:

https://www.youtube.com/watch?v=NBo97U1P5mc&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=Mjg2NjY&feature=emb_logo

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori