Reperi suedez, Gaboro, i njohur me emrin e tij të vërtetë Ninos Khouri, u qëllua për vdekje në një parkim makinash në Norrkoping, Suedi.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur një person i armatosur filmoi vrasjen ndërsa e kryente atë.


Videoja, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin e ekzekutimit të 24-vjeçarit, i cili, edhe pse u përpoq të largohej, u qëllua për vdekje, shkruan DailyMail.

93349443 14213491 image a 43 1734692223794

Policia mori alarmin rreth orës 20:00 dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku gjeti Gaboron me plagë të rënda nga arma e zjarrit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën nga plagët. Ende nuk është bërë asnjë arrestim, dhe hetimet për kapjen e vrasësit vazhdojnë.

93349163 14213491 Rapper Gaboro tragically died Thursday evening after being shot  m 55 1734696711276

Gaboro, i njohur për lidhjet e tij me bandat dhe pas të kaluarës së tij të dënimeve për veprat e vogla me drogë, është viktima e fundit e një valë dhune që ka përfshirë Suedinë.

Vrasja e tij ndodhi vetëm disa muaj pas vrasjes së reperit tjetër suedez, C.Gambino, fitues i çmimeve, i cili u qëllua për vdekje në një pritë në një parking makinash në Goteborg.

93349171 14213491 The horrifying footage shows how the shooter ruthlessly strikes  a 56 1734696717070

Në vitin 2023, Suedia ka pasur një numër të lartë të të shtënave vdekjeprurëse, megjithatë, numri i tyre është ulur krahasuar me vitin 2022, që ishte vit rekord për vrasjet nga bandat.

Policia është duke përpjekur të kontrollojë situatën, duke përdorur teknologji të avancuar si kamera dhe dronë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të parandaluar më shumë vrasje. /Telegrafi/