Një sulm ajror izraelit ka vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit në Gaza.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i grupit, i cili ka zbuluar edhe emrat e të vrarëve, raporton skynews.

Dy burrat nga zyra politike e Hamasit - Jawad Abu Shammala dhe Zakaria Abu Maamar - thuhet se u vranë në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

lexo po astu

Kujtojmë se javën e kaluar militantët e Hamasit kanë sulmuar papritur shtetin e izraelit, e cila gjë ka shkaktuar reagimin e forcave ushtarake Izraelit.

Mbi 1000 izraelitë janë vrarë që nga inkursioni i Hamasit, ka pohuar ambasada izraelite në SHBA.

Ndryshe, mbi 700 palestinezë raportohet se deri më tani kanë vdekur që nga dita e shtune. /Telegrafi/