Vrima në mur për duhanpirës

Pronari i një restorantit në Gjermani, ka evituar ndalimin e pirjes së duhanit duke hapur një vrimë në mur, që klientët e tij të mund të qesin dorën jashtë për të ndezur duhanin.
Michael Windisch, pronar i restorantit Maltermeister Turm në Goslar, ka hapur tri vrima afër tavolinave në restorantin e tij, pasi që autoritetet lokale kanë ndaluar pirjen e duhanit në restorante dhe vende ku shërbehet ushqimi.
Klientët që dëshirojnë të pinë duhan, mund të fusin dorën në mur dhe të ndezin cigaren. Përtej vrimës është e vendosur një perde për të ndaluar ajrin të futet brenda.
''Tani klientët e mi mund të kënaqen me cigaret e tyre në mënyrë të ligjshme, e jo të largohen nga restoranti'', ka thënë Windisch.
Patentën e tij pas 1 janarit, kur do të hyjë në fuqi ndalimi i duhanit në vendet publike, do ta marrin shumë kolegë të tij.





















































