LAJMI I FUNDIT:

Vrau kolegun në stacionin e policisë në Tiranë, Apeli ul dënimin për ish-policin Ludjan Zaimi

Vrau kolegun në stacionin e policisë në Tiranë, Apeli ul dënimin për ish-policin Ludjan Zaimi

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur në 30 vjet burgim dënimin e dhënë për ish-policin Ludjan Zaimi, i cili një më 23 maj të vitit 2022 vrau me armë zjarri kolegun Çaush Saliasi.

Në shkallën e parë ai u dënua me 35 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”.

Apeli ka ulur dënimin e dhënë por ka rikualifikuar edhe veprën penale në “Vrasje me paramendim”.


Ngjarja e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku ish-polici Zaimi vrau me armën e shërbimit kolegun pas një konflikti të çastit.

Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal që përfundoi me përdorimin e armës.

Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj kolegut duke e lënë të vdekur në vend.

25-vjeçari deklaroi pas ngjarjes se veprimi i tij ka ardhur si akumulim i sjelljeve të përsëritura të viktimës dhe kolegëve.

Sipas Zaimit, këto sjellje kishin të bënin me fjalorin denigrues dhe veprimeve bullizuese, teksa shtoi se kanë pasur përplasje edhe më parë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori