Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja rrëqethëse në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Taulant Malaj, vrau një shtetas italian dhe të bijën 16-vjeçare, pasi kjo e fundit ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.
Autori i vrasjes pasi kreu krimin e dyfishtë, ka filmuar ngjarjen makabre dhe pamjet së bashku me një rrëfim ua ka dërguar disa personave me mesazh në Whatsapp. Në videon me pamjet e rënda, Malaj dëgjohet të thotë: “E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime…Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën.”
Sikurse duket edhe nga pamjet, pas filmimeve jashtë, Malaj futet në banesë duke vijuar me xhirimet e pamjeve horror. Aty shihet trupi i pajetë i të bijës i shtrirë në tokë, ndërsa i drejtohet bashkëshortes duke i thënë: “Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë. Pusho o … pusho. Pusho. Boll o …Boll, boll, boll se ta fala njëherë, boll.”
Ndërsa e shoqja dëgjohet të thotë “po çfarë bëre kështu”.
“Shiko i kam therur dhe do t’i ther akoma, s’ka ardhur asnjë polici. Ku është djali? Do t’i ther tani”, thotë Malaj në video.
Mediat italiane raportojnë se Taulant Malaj, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me tregtarin italian Massimo De Santis, pronar i “Jolly”, dy lokaleve të njohura në Torremaggiore dhe njëherazi, kunati i senatorit Gisella Naturale. Në rrethana ende të paqarta, ai ka qëlluar shtetasin italian, në shkallët e pallatit, aty ku duken njollat e mëdha të gjakut.
Gjatë konfliktit, Malaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten, Tefta Malaj, por dyshohet se ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit, Gessica, u qëllua për vdekje në momentin që ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën. Bashkëshortja e vrasësit shqiptar, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia në gjendje jo të rëndë shëndetësore, por e shokuar nga ngjarja.
Pas vrasjeve, Malaj u arrestua pranë pallatit. Gjatë ndalimit nga policia, ai ka rrëfyer se po kërkonte djalin e tij pesë vjeçar. Në vendngjarje u sekuestrua arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Familja shqiptare ishte me origjina nga Selenica e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse mes çiftit ka pasur konflikte të mëparshme./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë