Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e të dyshuarit Betim Sylë Ahmataj.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi i kërkuar, Betim Sylë Ahmataj është i lindur më 23.02.2000 nё Deçan, ndërkaq kërkohet për veprat penale ‘vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’.


“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/