Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes gjeti 15 gëzhoja të cilat u shkrepën nga arma me të cilën dyshohet të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë se ende nuk dihen motivet që kanë quar deri në vrasje.
Në një përgjigje për Telegrafin, Prokuroria ka konfirmuar se viktima dhe i dyshuari kanë qenë bashkëshortë.
“Sa i përket rastit të “Vrasjes së rëndë” të ndodhur mbrëmë me datë 06.08.2019 rreth orës 23:00 në Prizren, mund të konfirmojmë se i dyshuari dhe viktima kanë qenë bashkëshortë, ndërsa motivi i vrasjes akoma nuk dihet. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet”, është thënë në përgjigjen e Prokurorisë së Prizrenit për Telegrafin.
Po ashtu Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit B.V i lindur në vitin 1958 do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa, gjatë ditës pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prizren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës