Një pjesë e mediave raportuan se polici V. H., që vrau një qytetar sot në Gjilan, ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt së Haradinajt.
E për këtë ka reaguar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai e ka mohuar se polici që kreu vrasjen në Gjilan ishte pjesë e mbrojtjes së afërt të tij.
Haradinaj thotë se qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’i pengojë shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin e tij.
“Përkundër që ne e dënuam vrasjen e një qytetari nga ana e një polici, bëmë thirrje për organet e rendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe sqaruam që polici në fjalë, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit tim të mbrojtjes së afërt, disa mediume, të shtyrë nga propaganda e politikës së ndarjes, vazhdojnë ta etiketojnë dorasin si person të afërt me emrin tim”, shkruan Haradinaj.
Ai ka theksuar se përkundër tentimit për njollosje me qëllim, s’do të mund të ndalin idenë që ‘ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profetësish’.
“As kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme dhe as të tjerat që mund të vijnë, nuk do të na ndalin, që në çfarëdo detyre institucionale, ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profiterësh. Kosova do të jetë ajo e 17 shkurtit, për të cilën dhanë jetë luftëtarët tanë, sakrifikuan nënat dhe familjet tona, intelektualët tanë dhe çdo shqiptar”, ka shkruar në fund Haradinaj.
Më herët, lidhur me rastin në Gjilan, zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka duar vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga pjesëtari i Policisë. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, ka ftuar organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Shëndetësia ende me letra e protokolle, Sistemi Informativ Shëndetësor mbetet premtim zgjedhor

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Përleshje në Klinë, gjashtë të lënduar - tre prej tyre nga mjetet e mprehta

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Çka është shkelja e privatësisë dhe si duhet të veprojnë qytetarët kur iu cenohet ajo?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE