Detaje të reja janë zbuluar disa ditë pasi grupi i armatosur serb, që sipas autoriteteve kosovare përbëhej prej rreth 30 personash, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur zyrtarin tjetër policor, Alban Rashiti.

Policia e Kosovës, duke e konsideruar të qetë situatën në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka marrë vendim që të lirohet rruga për qarkullim, me ç’rast edhe mediat kanë pasur mundësinë që të hyjnë në fshat.


Në praninë e gazetarëve që vizituan vendin e ngjarjes te Manastiri i Banjskës, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se hetimet për këtë rast do të zgjasin edhe një kohë të gjatë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se është konfirmuar që njëri nga të vrarët në sulmin terrorist në Banjskë është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Sveçla, duke vazhduar me prezantimin e provave të reja që sipas tij tregojnë qartë lidhjet zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku, ka publikuar edhe një dokument që është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.

Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqiptarë dhe serbët që kanë pësuar më 24 shtator.

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, kanë takuar liderët e partive opozitare në vend.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë pritur në një takim të përbashkët ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Republikën e Kosovës.

Temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Për të gjitha zhvillimet e mëtjeme rreth këtij rasti mund të informoheni KËTU.  /Telegrafi/

28/09/2023 09:05-Situatë e qetë dhe pa incidente në veri

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai theksoi se ka mjaftueshëm forca të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“Çdo gjë është qetë, nuk ka pasur ndonjë incident. Kemi forca të mjaftueshme policore”, ka thënë shkurt Elshani.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë arrestim tjetër që lidhet me sulmin terrorist të së dielës, Elshani tha se nuk pasur arrestime të reja. /Telegrafi/ 

27/09/2023 22:23-Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Milan Radoiçiq ndodhet në Serbinë qendrore dhe se do të intervistohet [lidhur me pjesëmarrjen e tij në grupin terrorist që vrau pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit].

Siç raporton “Nova”, Vuçiq e mohoi se Radoiçiq është plagosur gjatë përleshjes së armatosur të grupit terrorist serb me Policinë e Kosovë në Banjskë të Zveçanit.

“Milan Radoiçiq asnjëherë nuk u fsheh dhe nuk u turpërua për rolin e tij. Ai patjetër do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.

“Kam besim se ai do të merret në pyetje. Gjendet në territorin e Serbisë qendrore dhe vendi ynë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, shtoi Vuçiq.

Duke folur për videon e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet Milan Radoiçiq, Vuçiq tha se nuk ishte një video nga manastiri i Banjskës, por një video nga bujtina, transmeton Telegrafi.

“A është (incizim autentik) apo jo, kjo vërtetohet nga autoritetet kompetente”, tha Vuçiq dhe shtoi se pret që pala kosovare të tregojë se si u vra polici.

Vuçiq iu referua gjithashtu deklaratës së Sveçljes se njëri nga të vrarët ishte truprojë e Vulinit.

“Ai njeri ka qenë në Mbrojtjen Civile kur Aleksandar Vulin ishte drejtor i Zyrës për Kosovë. Ai [Vulin] po shkonte në Graçanicë dhe ai një ditë ishte në sigurimin e tij”, tha Vuçiq.

Ai iu referua edhe dokumentit të publikuar sot nga ministri Sveçla  se është gjetur një dokument i ushtrisë serbe.

27/09/2023 22:21-Vuçiq i mbron serbët që e vranë rreshterin e Policisë së Kosovës: Ata nuk mund të jenë terroristë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se sulmuesit e policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit nuk janë terroristë.

“Për mua, si president i Serbisë, ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikoj vrasjen e një polici… Nuk ka asnjë arsyetim dhe për këtë, autoritetet shtetërore serbe do të ndërmarrin hapa”, tha Vuçiq për Radiotelevizionin Serb.

Siç raportojnë mediat, Vuçiq po ashtu tha se tani ka shumë më tepër informacione sesa në ditën e sulmit, kur për herë të parë iu drejtua publikut në Serbi.

“Ne do t’u kërkojmë atyre të na tregojnë pamjet me dron se si u vra polici. Vrasja nuk ishte e planifikuar”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se Serbia sot ka shpallur Ditë të Zisë për të gjithë serbët e vrarë, si dhe për policin e Kosovës në veri të Kosovës.

27/09/2023 22:20-Osmani: Akti terrorist në Banjskë, i dirigjuar nga Beogradi

vjosa osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për herë të parë publikisht pas aktit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Kjo ngjarje pritet të ketë ndikim edhe në procesin e dialogut ku presidentja Osmani ka hedhur si ide që dialogu të vazhdojë me SHBA-në. Ndërkohë derisa tashmë është konfirmuar nga autoritetet shtetërore të Kosovës se nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq ishte udhëheqës i grupit terrorist, Osmani ka thënë se së shpejti priten vendime institucionale ndaj Listës Serbe.

Presidentja e vendit për situatën në veri të vendit, pas aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ra heroikisht rreshter Afrim Bunjaku, tha se  pa asnjë dyshim ishin të dirigjuara dhe organizuara nga Beogradi, të cilat kishin për synim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Ka një kohë të gjatë që kam folur brenda dhe jashtë Kosovës për rrezikun që paraqesin këto grupe, të cilat që një kohë të gjatë janë trajnuar nga ushtria e Serbisë. Këto janë kryesisht struktura të natyrës paramilitare, të cilat janë të armatosura rëndë me mjete ushtarake,  janë të përgatitur që të luftojnë në stilin ushtarak dhe ka një kohë të gjatë që kanë sjellë edhe armë në mënyrë ilegale në veri të Kosovës e që kulmoi edhe me sulmin e para disa ditësh, të cilin, në përmasat që ishte planifikuar, e parandaloi Policia e Kosovës me profesionalizmin dhe përgatitjen e saj”, tha Osmani, teksa shprehu mirënjohjen e thellë për punën e jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës  në mbrojtjen sovranitetit, mbrojtjen e dinjitetit të shtetit tonë,  por mbi të gjitha mbrojtjen çdo qytetari të Kosovës  pa dallim etnie  nga këto grupe kriminale dhe terroriste .

27/09/2023 19:56-Deputeti shqiptar për sulmin terrorist në veri: Është hera e parë që Shqipëria nuk rreshtohet në një anë me BE-në

Deputeti i Partisë Socialiste (PS), në Kuvendin e Shqipërisë, Etjen Xhafa, ka treguar arsyen pse Shqipëria nuk është rreshtuar me Bashkimin Evropian (BE), për situatën në veri të Kosovës, konkretisht në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Xhafa në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, tha se qëndrimi i BE-së duhet të ishte më i fortë dhe i prerë në mbështetje të pavarësisë dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Po e ndjekim me shqetësim situatën në Kosovë, gjithë faktorët ndërkombëtarë janë ndërgjegjësuar, por janë edhe të shqetësuar për atë sulm të paprecedentë. Qeveria e Shqipërisë janë në anën e Kosovës në këto momente të vështira, po punojmë me kanalet diplomatike, për të mundësuar të ketë ndërhyrje nga të gjitha palët në drejtim të Serbisë, duke pasur parasysh atë që u vendos edhe nga presidenti serb, dhe duke pasur parasysh që ashtu si deklaroi Rama, është hera e parë që Shqipëria nuk rreshtohet në një anë me BE-në”.

“Mendojmë se qëndrimi duhet të jetë shumë më i fortë se sa ai që u shpallë nga institucionet e BE-së, duhet të jetë një qëndrim i fortë dhe i prerë në mbështetje të Kosovës, kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

27/09/2023 19:12-Krasniqi dhe Osmani diskutojnë për veriun: Interesi nacional mbi të gjitha, Serbia t’i dorëzojë terroristët

Memli Krasniqi takohet me presidenten Osmani pasdite Insajderi.org

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi i ka ofruar mbështetjen e plotë të gjitha institucioneve të sigurisë.

Ai ka thënë se për të dhe PDK-në, është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi Republikën e Kosovës adresën kryesore e ka në Beograd. Prandaj, sipas tij, aleatët ndërkombëtarë duhet t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët që i ka strehuar.

“Në kuadër të një jave tejet sfiduese për Kosovën, sot i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për takim nga Presidentja Osmani-Sadriu. Gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, u informova në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e të gjitha institucioneve për të garantuar siguri e mbrojtje për qytetarët dhe shtetin tonë”, tha Krasniqi.

27/09/2023 19:11-Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Serbisë, Sonja Biserko, thotë se dalja në skenë e grupit të armatosur në Banjskë në veri të Kosovës mund të pritej duke pasur parasysh sjelljen e Beogradit në muajt e fundit.

“Grafiti ‘Kur ushtria kthehet në Kosovë’ si paralajmërim kishin vërshuar jo vetëm Beogradin, por edhe brendësinë e Serbisë. Pastaj fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme, toni dhe mesazhi i tij – e gjithë kjo tregonte se diçka është duke u përgatitur. Beogradi ka qenë gjithmonë transparent në synimet e tij, si në vitet e 90-ta kur u nis për të shkatërruar Jugosllavinë, çdo veprim dhe synim ishte më i paralajmëruar në media”, shpjegoi qartë Biserko, për median malazeze CdM.

Ajo nënvizon se me marrjen e informacioneve, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt që më pas ushtria serbe të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe në këtë mënyrë të realizojë ndarjen e Kosovës... /Telegrafi/

27/09/2023 19:07-Kurti dhe Gërvalla iu prezantojnë korit diplomatik qëndrimet zyrtare për sulmin terrorist në veri

unnamed 2023 09 27T175607.073

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë pritur në një takim të përbashkët ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

27/09/2023 19:00-Ambasadori i Kosovës në SHBA i reagon republikanes Tenny: Po justifikoni paturpshëm një sulm terrorist

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka reaguar ndaj deklaratave të kongresistes republikane, Claudia Tenney, e cila ka vlerësuar presidentin Aleksandar Vuçiq për dënimin e sulmit terrorist në veri, më 24 shtator.

Po ashtu, ajo në reagimin e saj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i përmbahet marrëveshjes së Brukselit të viti 2013-të dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Dugolli e ka akuzuar kongresmenen Tenney për justifikimin e paturpshëm të këtij sulmi terrorist, ku humbi jetën një rreshter i policisë, Afrim Bunjaku.

“Me gjithë respektin, ajo që ju po aplaudoni në fakt ishte një justifikim i paturpshëm i një sulmi terrorist”, ka shkruar Dugolli në platformën X.

Dugolli ka theksuar se në vend që të ekstradohen dhe ndiqen penalisht terroristët që po glorifikohen në Serbi, ata mbrohen, duke rikujtuar edhe rastin e vëllezërve Bytyqi, të cilët janë mbrojtur nga drejtësia për më shumë se dy dekada, ndërkohë që SHBA kanë bërë thirrje për veprime të menjëhershme në këtë drejtim.

“Në vend që të ekstradohen apo ndiqen penalisht, dhjetëra terroristë po glorifikohen dhe mbrohen në Serbi, ashtu si vrasësit e vëllezërve Bytyqi janë mbrojtur nga drejtësia për më shumë se dy dekada, pavarësisht thirrjeve të shumta nga SHBA për t’i zbatuar ata dhe premtimet e Vuçiqit për t’i bërë”, ka shkruar Dugolli.

“Sa i përket marrëveshjeve, ka pasur vetëm një palë që ka vepruar me mirëbesim dhe e përkushtuar për zbatimin e plotë të tyre, dhe kjo sigurisht që nuk është Vuçiq dhe Serbia e tij autokratike”, ka shkruar tutje Dugolli.

Ambasadori i Kosovës gjithashtu shprehu besimin se Kosova ka qëndruar besnikë ndaj marrëveshjeve dhe ka vepruar me mirëbesim për zbatimin e tyre, ndryshe nga Serbia e presidentit Vuçiq, e cila është cilësuar nga ana e tij si autokratike.

27/09/2023 17:54-Avokati serb: Dyshja Vuçiq-Vulin janë organizatorët e padiskutueshëm të sulmit terrorist në Kosovë

cedomir stojkovic

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin ishin organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Avokati serb tha se Bojan Mijaliloviç - truproja i drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, u vra të dielën teksa po organizonte skenarin Donbas& Krime 2014 në Kosovë së bashku me Milan Radoiçiqin (një kryengritje e rreme e armatosur e serbëve nën pretekstin e ‘terrorit të Kurtit’, që do të koordinohej nga Beogradi nga ana e Aleksandar Vuçiq).

Stojkoviq përmes një postimi në platformën “X” tha se gjatë përleshjes së armatosur Milan Radoiçiq u plagos.

Ai thotë se Vulin dhe Radoiçiq janë agjentë të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

“Drejtori i BIA-s Vulin është numri 1 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi. Milan Radoiçiq është numri 9 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi”, shkruan avokati serb, transmeton Telegrafi.

27/09/2023 17:52-Reagon Kisha Serbe: Në Kosovë e Serbi po tentojnë të na portretizojnë si pjesëmarrëse në sulmin në veri

Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqiptarë dhe serbët që kanë pësuar më 24 shtator. Ajo tha se është e përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe dënoi ata që tentojnë ta portretizojnë atë si fajtore.

“Me keqardhje, megjithatë, ne theksojmë se shumë në Prishtinë në botë, por çfarë është edhe më tragjike, edhe në Beograd, nga pole të ndryshme ideologjike, pa zgjedhur mjete, po tentojnë ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, madje edhe fajtore për konfliktet dhe ngjarjet tragjike. Qëllimi i atyre që me çdo çmim duan ta përfshijnë Kishën në konfliktet tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga ‘Kosova dhe Metohija’”, u tha në reagimin e Kishës më 27 shtator.

27/09/2023 15:23-Sveçla publikon prova të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin terrorist që kreu sulmin në veri

382994548 773557801447165 6779074138928309251 n

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vazhduar me prezantimin e provave të reja që sipas tij tregojnë qartë lidhjet zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Së fundmi Sveçla ka publikuar një dokument që është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

27/09/2023 14:51-Pamje nga Banjska - tri ditë pas sulmit terrorist

11 9

Fotoreporteti i Telegrafit, Ridvan Slivova sot (e mërkurë) ka qëndruar tek vendi ku edhe ka ndodhur sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, dhe nga aty ka sjellë fotografi të ndryshme.

Siç shihet në këto fotografi në vendin e ngjarjes ka ende gëzhoja të plumbave që janë shkrepur, dhe gjësende tjera që janë përdorur nga grupi i armatosur serb.

Po ashtu shihet vendi ku ka qëndruar nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, sipas pamjeve nga droni të publikuara nga Qeveria e Kosovës.

Shihet edhe ura në të cilën u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lajmi i plotë KËTU

384354093 1252295142132891 5042139473523155991 n

 

382261434 2178627455659165 3330710895535803474 n

2 50

9 16

379974622 2516897045155751 5292494458632280869 n

383054793 777106940852358 6371416247720209343 n

27/09/2023 13:42-Elshani: Hetimet në Banjskë do të zgjasin – policia s’pati qëllim ta vrasë askënd

Screenshot 3 60

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur për aksionin e policisë në Banjskë, ku ka thënë se qëllimi i Policisë së Kosovë nuk ka qenë vrasja e grupit sulmues, por lirimi i terrorit nga grupi i armatosur.

Duke folur para mediave nga vendi edhe ku ndodhi sulmi terrorist të dielën, Elshani tha se hetimet për këtë rast do të zgjasin edhe një kohë të gjatë.

“Hetimet nuk kanë me përfundu edhe një kohë të gjatë, sepse edhe për ne është interesante pse ky vend me u zgjedh në këtë formë dhe cili ka qenë qëllimi i këtyre njerëzve të armatosur me arrit me këtë vend këtu”, tha Elshani.

Elshani shtoi se bastisjet, kontrollet sa i përket zonës së banimit kanë përfundu.

"Kemi bë kontroll goxha të mirë edhe të rrethit, por nuk autorizohet lëvizja në këtë vend sepse ka mundësi të ketë mjete të paeksploduara sepse kemi gjetur shumë në mal. Do të dalin ekipe për kërkime. Autorizimi për ju (mediat) është bë që të mos ketë terr informativ, por konsiderojmë se rreziku s’ka kaluar ende edhe pse konsiderojmë se një numër të madh të pajisjeve dhe gjësendeve i kemi gjetur”, tha zëvendësdrejtori i policisë në veri.

Lajmi i plotë KËTU.

27/09/2023 13:20-Sveçla: Njëri nga të vrarët në sulmin terrorist është Bojan Mijailoviq, truproja e Aleksandar Vulinit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët në sulmin terrorist në Banjskë është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës.

Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

27/09/2023 12:44-Lirohet për qarkullim rruga për në Banjskë

Policia e Kosovës duke e konsideruar të qetë situatën në fshatin Banjskë të Zveçanit ka marrë vendim që ta lirojë rrugën për qarkullim, me ç’rast edhe mediat kanë pasur mundësinë që të hyjnë në fshat.

Të dielën e 24 shtatorit, në një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Dhjetëra sulmues të armatosur e të uniformuar serbë ishin strehuar në fshatin Banjskë, konkretisht në manastirin që ndodhet në këtë fshat.

Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë. Në këtë aksion Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal të madh armësh, përfshirë edhe të autoblinda.

27/09/2023 12:25-Çeku: Ende s’kemi informacione zyrtare për rolin e klerikëve fetarë në Banjskë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se ende nuk kanë informacione zyrtare për rolin e klerikëve fetar të Manastirit të Banjskës gjatë sulmit terrorist të 24 shatorit në veri.

Ai tha se hetimi po zhvillohet ende nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, mirëpo në bazë të komunikatave të Dioqezës Rashkë-Prizren ata kanë pasur një përpjekje për distancim nga terroristët.

Çeku në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, tha se terroristët kanë shkaktuar dëme fizike brenda manastirit, andaj e kanë të ndarë kodin buxhetor për rregullim e tij.

27/09/2023 12:22-Situata e sigurisë, presidentja Osmani takim me kreun e AKI-së dhe opozitën

Pas zhvillimeve të fundit dhe sulmit terrorist në veri të vendit, presidentja Vjosa Osmani po mbanë takim me kreun e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe partitë opozitare.

Në takimin ndërmjet Osmanit, që zhvillohet me partitë opozitare temë diskutimi është situata e sigurisë pas sulmit terrorist.

Në takimin me Osmanin do të jenë krerët nga PDK, LDK, e AAK

27/09/2023 12:03-Lirohen katër nga tetë të arrestuarit gjatë aksionit policor në Banjskë

Katër persona të cilët janë janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes janë liruar në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e informimit e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri të martën numri i të arrestuarve nga Policia e Kosovës ishte tetë persona, katër prej të cilëve u liruan të mërkurën. /Telegrafi/

27/09/2023 11:13-Kurti: Të dielën është cenuar siguria e integriteti territorial i shtetit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se të dielën nga sulmi terrorist është kërcënuar siguria e vendit, është cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial.

Ai para kabinetit qeveritar tha se atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi dhe potenciali i grupeve terroriste.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë e armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Kryeministri tha se në sulm janë të përfshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuara për aktivitetet kriminale, gjersa theksoi se ata janë në kërkim edhe të institucioneve të drejtësisë për vepra penale në Kosovë.

“Ata shfaqen krah e përkrahë në një tryezë në Beograd e Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejtë të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

27/09/2023 11:08-Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende vazhdojnë të jenë të mbyllura

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende janë të mbyllura.

Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme saktësisht në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërkaq, pikat tjera të kufijve janë të hapura për kalim të qytetarëve nga dy anët.

jarinje

27/09/2023 10:58-Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit që u vra në veri

mbledhja komemorative ne nderim te policit Afrim Bunjaku foto Ridvan Slivova 1

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në veri, në një sulm terrorist që ndodhi ndaj Policisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit.

“Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit të Afrimit që ne sadopak ta përmbushim me atë që kemi e mundemi. Do të aprovojmë vendimin për ndarjen për 50 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes së Afrimit”, tha Kurti.

E ministri i Financave, Hekuran Murati shtoi se si shtet do të jenë pranë familjes.

“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë Murati.

27/09/2023 10:49-Çeku: Terroristët shkatërruan strukturën fizike të Manastirit të Banjskës – po presim vlerësimin e dëmeve që pastaj të ndërhyjmë

384435670 6108423345926135 2935557620371011027 n

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Çeku në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se është e papranueshme që objektet e trashëgimisë kulturore e fetare të përdorën për qëllime kriminale.

“Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë, përveç që ja mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës, kishte dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm atë të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale”, ka thënë Çeku.

Ministri ka shtuar se manastiri ortodoks në Banjskë, monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligjet e Kosovës u përdor si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre.

Çeku theksoi se terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën fizike të këtij manastiri.

“Besoj thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qenë që përveç dëmit fizik në manastir të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë”, u shpreh ai.

Lajmi i plotë KËTU.

27/09/2023 10:22-Policia po qëndron udhëkryqin që shpie për në Banjskë

Pas përfundimit të aksionit të Policisë së Kosovës për bastisje mbrëmë në Banjskë të Zveçanit, pjesëtarët e Policisë po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë tek udhëkryqi që shpie për në Banjskë, duke mos lejuar lëvizjet e automjeteve civile në këtë drejtim, përveç banorëve.

Vërehen herë pas here lëvizjet e automjeteve të policisë në këtë zonë, si dhe atyre të Eulex-it, por në numër më të vogël sesa të martën.

Situata aktualisht në këtë zonë është e qetë.

Ndërkaq sot pritet të vendoset si do të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë.

27/09/2023 07:54-Pas përfundimit të operacionit policor në Banjskë, sot vendoset për hapat e mëtejmë

Policia ka përfunduar operacionin policor për bastisje në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërkaq sot pritet të vendoset për hapat e mëtejmë.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për Telegrafin tha se sot do të vendosin se si do të veprojnë tutje.

“Pas përfundimit të operacionit, sot do të vendoset për hapat e tjerë”, tha shkurt Elshani.

26/09/2023 22:17-Përfundon operacioni policor në Banjskë, nesër vendoset për hapat e mëtejmë

unnamed 19

Policia ka përfunduar operacionin policor për bastisje në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, tha për Telegrafin se të mërkurën në orët e paradites do të vendosin se si do të veprojnë në vazhdim.

"Sot në orët e pasdites ka përfunduar operacioni i kontrollit dhe bastisjes në zonën e Banjskës. Nesër në orët e paradites do të vendoset për hapat e mëtejmë", tha ai.

Ai tregoi se aksioni i bastisjeve ka përfunduar në orët e pasdites të ditës së martë, duke mos dhënë më shumë detaje.

26/09/2023 22:06-Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë

marreveshjeve te mirekuptimit nga USAID i ndermjet Universitetit te Iowas dhe Universitetit te Pejes Prizrenit dhe te Prishtines Jeffrey Hovenier foto Ridvan Slivova 28 e1684315118183

Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se nga sulmi që ndodhi të dielën nga milicia e dyshuar serbe në veri të Kosovës, duke lënë të vdekur një oficer dhe tre persona të armatosur, kishte për qëllim destabilizimin e rajonit dhe po paralajmëron për përshkallëzim të mundshëm të mëtejshëm midis armiqve të vjetër.

“Ne e dimë se ishte i koordinuar dhe i sofistikuar”, u shpreh ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier për “Politico”, duke shtuar se personat e armatosur duket se kanë qenë të stërvitur ushtarakisht.

“Sasia e armëve tregon se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizsuar sigurinë në rajon”.

Hovenier tha se SHBA-së i duhet ende për të përcaktuar nëse Serbia ishte përgjegjëse për këtë sulm, siç pretendon Kosova, por ai tha se pajisjet e konfiskuara nga autoritetet kosovare, ku përfshihen raketahedhës, mina dhe një transportues të blinduar të personelit, , ishin të “gradës ushtarake të padisponueshme për qytetarin e zakonshëm”.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 21:47-Gërvalla për pamjet e reja të sulmit ku shihet Radioçiqi: Bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit ka udhëhequr grupin terrorist

sulmi radoiciq

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla ka reaguar pas publikimit të pamjeve të reja të grupit terrorist që sulmoi policinë në veri, në të cilat shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radioçiq.

Gërvalla në platformën “X” ka shkruar se këto pamje janë dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës.

“Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime për ruajtje të stabilitetit.

“Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin”, ka shkruar Gërvalla.

26/09/2023 21:25-Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

ushtaraku veseli

Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli ka analizuar nga aspekti ushtarak lëvizjet dhe përgatitjet e grupit terrorist që veproi të dielën në veri të Kosovës.

Ai thotë se kjo ishte një njësi e organizuar ushtarake e përbërë nga serb lokal dhe serbët e tjera të ardhur nga Serbia.

“Planin strategjik e kishin përgatitur në Serbi. Detyrat kanë qenë të ndara mes Vulinit dhe Vuçiqit.

Vulini ishte komandant i operacionit derisa Vuçiqi do të duhej të bënte vajtimin nga Beogradi si zakonisht”, ka deklaruar Veseli, për RTV Dukagjini.

Ai thotë se njësiti terrorist ishte përgatitur në garnizonin e Rashkës.

“Vuçiqi për t’u fshehur operacionin e kishte organizuar përmes serbëve të Kosovës që në rast të dështimit të operacionit dhe të zënies së pjesëtarëve të grupit, ashtu siç ndodhi, Serbia zyrtare të shpëtoj”.

Ish-ushtaraku megjithatë thotë se është e qartë se njësia nuk mund të konsiderohej e serbëve lokal për disa arsye.

“Njesia ishte mjaft mirë e përgatitur ushtarakisht, ishte mjaft mirë e pajisur në aspektin logjistik,. U vërejtën armët që i përdorë ushtria serbe, armë të prodhuara në Serbi”.

“Pra plani strategjik ishte bërë në Beograd, derisa plani taktik shihet se ishte drejtuar nga kryekrimineli Radoiçiq. Por unë dyshoj se është edhe ndonjë oficer i rregullt i ushtrisë serbe. Radoiçiq është një kriminel, derisa përvoja ushtarake dhe mënyra se si ishin mbledhur pajisjet kishte të bënte me oficerë profesional”, ka deklaruar tutje ish-ushtaraku Afrim Veseli.

26/09/2023 21:20-Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur – e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Novosadjani se vratili u Novi Sad  1

Pelegrinët nga Novi Sadi të cilët ndodheshin në manastirin e Banjskës gjatë kohës kur grupi i terroristëve serbë u fortifikua në këtë objekt fetar ende janë nën ndikimin e fortë të asaj që ndodhi të dielën.

Shumica e besimtarëve nuk kanë disponim të flasin për mediat. Marrëveshja është, siç thonë ata, që gjithçka që duhet ditur për të do të tregohet nga priftërinjtë që ishin përgjegjës për atë udhëtim dhe mikpritje.

Në një bisedë të shkurtër për Danas, një nga pasagjerët që donte të mbetej anonim tha se të gjithë ishin të frikësuar derisa po vazhdonte konflikti, por se nuk kishte shqetësime të tjera. Sipas tij, janë trajtuar me kujdes dhe tani e vetmja gjë që ka rëndësi është se ata erdhën në shtëpi.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 20:11-Dy ditë pas sulmit terrorist – drejtori i policisë viziton vendin e ngjarjes në Banjskë

IMG 20230926 WA0008

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar sot vendin e ngjarjes në fshatin Banjskë, aty ku edhe ndodhi sulmi terrorist ndaj pjesëtarëve të PK-së.

Në njoftimin për media thuhet se Hoxha gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së.

“Po ashtu gjatë kësaj vizite menaxhmenti i PK-së u shoqëruan me Zëvendës Komandantin e KFOR-it si dhe takuan këshilltarin e EULEX-it për drejtorinë rajonale Mitrovicë veri, me të cilët diskutuan rreth situatës së sigurisë.

Gjatë vizitës në disa lokacione në fshatin Banjskë ata takuan dhe inkurajuan zyrtarët e institucioneve të sigurisë të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po kryejnë detyrat në mënyrë aktive në teren, me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

26/09/2023 20:10-Kurti: Dy vjet më parë, Serbia dërgoi afër kufirit avionët luftarakë dhe ambasadorin rus për t’na frikësuar

Albin Kurti foto Ridvan Slivova 3 e1695751170554

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në veri të vendit, ku për pasojë një polic u vra dhe një tjetër u plagos.

Kurti përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se dhuna dhe agresioni i Serbisë janë intensifikuar, derisa ka përmendur ngjarjen e para dy viteve ku Serbia kishte dërguar avionë luftarakë pranë kufirit me Kosovën.

Kryeministri ka theksuar se Kosova është e vendosur që ta mbrojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

26/09/2023 19:46-NATO reagon sërish për sulmin terrorist në veri: Gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë vepruar në koordinim të ngushtë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka reaguar sërish në lidhje me sulmin terrorist të së dielës që është kryer ndaj policisë së Kosovës në veri.

“Siç është theksuar edhe në deklaratën e KFOR-it të lëshuar më 24 shtator 2023, pas sulmit të kryer kundër Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me prerogativat e saj të zbatimit të ligjit, si reaguese e parë”.

“Trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë. Ata vëzhguan nga afër situatën dhe ishin të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej. Gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë vepruar në koordinim të ngushtë, respektivisht si reagues i parë, i dytë dhe i tretë”, vijon tutje njoftimi.

26/09/2023 19:38-Osmani takohet me Hovenierin, kërkon që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e fundit ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë situatën e sigurisë pas sulmit në veri të Kosovës, ku nga akti terrorist i grupeve kriminale serbe, u vra rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe disa policë tjerë u plagosën.

Ambasadori Hovenier shprehu edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen e policit të Kosovës.

Presidentja, ndërkaq, ka falënderuar aleatët, në radhë të parë SHBA-të, për mbështetjen dhe solidaritetin pas vrasjes së rreshterit policor, heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, si dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e institucioneve të sigurisë në këtë kohë kur po sfidohet rëndë siguria kombëtare e Kosovës.

Presidentja ka theksuar se për këtë sulm terrorist dhe akt agresioni nga ana e Serbisë duhet të ketë përgjegjësi nga ana e shtetit serb.

“Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson se pasi shtetet aleate të përfundojnë procedurat e tyre të brendshme për konfirmimin e informacioneve që kanë të bëjnë me sulmin e fundit ndaj Kosovës, do të ndërmarrin masa konkrete dhe sanksione ndaj Serbisë, për shkak të involvimit të saj të drejtpërdrejtë në këtë sulm, qoftë si shtytëse, organizatore apo lehtësuese e tij”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/

26/09/2023 19:12-Policia konfiskon në Banjskë një veturë të sulmuesve – e njëjta mban stiker të regjistrimit në Serbi

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të martën operacionin në veri të vendit, ku ka arrestuar edhe dy persona të tjerë dhe ka konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Deri më tani ka arritur në tetë numri i të arrestuarve që dyshohet se janë përfshirë në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Në mesin e veturave që ka sekuestruar Policia e Kosovës, është edhe një veturë e cila mbanë stiker të regjistrimit në Serbi.

Në xhamin e kësaj veture është i vendosur një stiker në të cilin shkruan: Republika e Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur.

26/09/2023 18:52-Sulmi terrorist në veri, Kurti e informon ambasadorin britanik: Ishte skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë

26.9.2023 ZKM

Në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, i cili u zhvillua sot në kryeministri, temë qendrore e diskutimit ishte sulmi terrorist i 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, situata aktuale e sigurisë dhe hapat përpara.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Abbott me veprimet e fundit të institucioneve të sigurisë, si dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Ai tha se në Kosovë sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.

“Armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë, skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Policia ofron sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjitha komunitetet, pa dallim”, u shpreh kryeministri.

26/09/2023 18:42-Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia duhet të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna

Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, ku si pasojë e sulmit terrorist mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Baerbock ka shkruar se Serbia duhet të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që dikush bën për de-përshkallëzim. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka shkruar Baerbock.

26/09/2023 18:16-Sulmi terrorist në veri, Serwer propozime konkrete Perëndimit për Serbinë

daniel serwer

Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka komentar sulmin e armatosur të grupit terrorist serb ndaj Policisë e Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku si dhe dy persona mbetën të plagosur.

Serwer ka thënë se ky incident është konfirmim se Vuçiq nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Sipas tij, dialogu Prishtinë-Beograd me këtë objektiv është mbulesë për qëllimin e tij real, pasi Vuçiq dëshiron ndarjen e katër komunave veriore me shumicë serbe, sikur aneksimin në Ukrainë.

“Ai do të preferonte ndarjen de jure dhe shpreson se suksesi rus në aneksimin e pjesëve të Ukrainës do ta vërtetojë këtë objektiv. Por ai do të vendosej, për momentin, për qeverisje de fakto të veçantë, në formën e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 17:43-Politikani serb, Vuçiqit: Njëri terrorist i arrestuar në veri të Kosovës, kishte statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

nikola sanduloviq

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa informacione interesante në lidhje me njërin nga terroristët në veri.

Ai ka thënë se dëshiron t’ia “bëj ditën më të mirë Vuçiqit” me këtë lajm.

“Mora informacione se një nga terroristët e arrestuar serb në Kosovë ka kërkuar dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. E di që nuk të intereson, por thjesht të njoh dhe po të bëj ditën më të mirë”, ka shkruar Sanduloviq.

26/09/2023 17:02-Të arrestuarit për terrorizëm mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm

383732457 1331134891101523 4261548056383332760 n

Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, thotë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas tij, të njëjtit për veprën e rëndë penale të terrorizmit do të gjykohen në Kosovë, derisa është e pamundur që ata të ekstradohen në Serbi për shkak të mungesës së marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Po ashtu, Shala nuk pret nga Serbia që t’i dorëzojë në Kosovë kriminelët e arratisur në veri, përkundër thirrjeve të djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shala nga IKD thotë për KosovaPress se në bazë të Kodit Penal të Kosovës vepra penale e terrorizmit është ndër veprat më të dënueshme dhe të rënda në Kosovë.

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me vepra penale të terrorizmit. Veprat penale të terrorizmit janë ndër veprat më të dënueshme dhe më të rënda të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Nëse e definojmë realisht se çka nënkuptojmë me terrorizmin i bie kryerja e veprimeve të përcaktuara me ligj të veprave penale të llastuara të cilat kanë për qëllim destabilizimin e vendit, krijimin e frikës në popullsinë e gjerë dhe të tjera. Nëse e shohim dënimet e përcaktuara me Kodin Penal atëherë fillimisht prej më të ulëtave dënime janë deri në 25 vjet. Ndërkaq në situata të caktuara nëse një sulm terrorist përfundon me vdekjen e ndonjë personi pastaj dënimet janë deri në burgim të përjetshëm. Mos ta harrojmë faktin se me qëllim të parandalimit të terrorizmit sipas Kodit Penal janë përcaktuar edhe një sërë veprash të tjera që inkriminojnë veprimet e ndryshme në mënyrë që të parandalohet terrorizmi. Siç është përgatitja e veprave penale të terrorizmit, ndihma pas kryerjes së veprave penale dhe të tjera”, thotë ai.

Sipas tij, të gjithë personat që kanë kryer veprën penale të terrorizmit dhe kapen në territorin e vendit duhet të gjykohen në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 16:36-Policia: Në manastir u gjet helmeta e Policisë së Kosovës që ishte marrë nga vendi ku u vra rreshteri Bunjaku

banjske1

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me sulmin terrorist ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Përmes një njoftimi të ri Policia thekson se pos arsenalit të madh të armëve dhe municioneve që u gjetën në fshatin Banjskë, në manastir janë gjetur edhe pajisje të Policisë së Kosovës.

“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor”, ka njoftuar Policia.

Natën mes së shtunës dhe së dielës, një grup terrorist i maskuar dhe i armatosur ngriti fillimisht një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë dhe më pas sulmoi Policinë e Kosovës.

Nga sulmi terrorist mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Siç rezultoi nga hetimet, disa sulmues më pas u larguan nga territori i Kosovës, ndërsa disa u strehuan në manastirin e Banjskës, nga ku u përleshën me policinë  e Kosovës.

26/09/2023 16:22-Pacolli i del në krah Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme

kurti behgjet pacolli

Presidenti i AKR-së që është deputet në grupin parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri.

Përmes një shënimi në Facebook, Pacolli ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë Kurtin në çdo formë që është e mundshme.

“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

26/09/2023 16:13-Arrestohen edhe dy persona në veri, shkon në tetë numri i tyre – konfiskohen edhe armë

fotot policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në veri si dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh.

Në njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar.

“Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh. Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona”, ka njoftuar policia.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 15:40-Dhjetëra automjete të KFOR-it nisen në drejtim të Leposaviqit

kfor 2

Dhjetëra automjete të KFOR-it, duke përfshirë edhe makineri të rëndë kanë kaluar rreth orës 15:00 nga Mitrovica, përmes Bajnskës në drejtim të Leposaviqit, përkatësisht kufirit të Jarinjes, raporton KosovaPress.

Nuk dihet saktë nëse është gjetur diçka në këtë zonë dhe ato kanë arritur në mbështetje të Policisë së Kosovës.

Helikopteri i KFOR-it pothuajse vazhdimisht është duke fluturuar mbi këtë zonë, duke vëzhguar situatën nga ajri.

Ndërkaq, pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë “krehjen” e terrenit edhe në zona malore, në kërkim të gjurmëve të terroristëve.

Në këto momente kur po raporton ekipi i KosovaPress, kanë arritur edhe disa automjete të EULEX-it, të cilat kanë shkuar në drejtim të manastirit të Bajnskës.

26/09/2023 15:38-Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet në veri

Ramush Haradinaj konference per mocionin per Albin Kurtin foto Ridvan Slivova 2

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd.

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky ka qenë skenarë për destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe në Ballkanit.

“Është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit”, ka thënë Haradinaj.

26/09/2023 15:38-Von Cramon kërkon të sanksionohen personat që u përfshin në sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës

Viola von Cramon foto Ridvan Slivova 13

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar sërish lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku së fundi u publikuan edhe pamjet ku shfaqin nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq në mesin e terroristëve.

Von Cramon thotë se duhet filluar sanksionimi i tyre, siç është ngrirja e llogarive bankare, transmeton Telegrafi.

“Kur më në fund do të filloni t’i sanksiononi këta djem këtu? Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka edhe disa kriminelë të tjerë), që udhëtojnë në vendet e BE-së? Ky do të ishte të paktën një fillim siç bëri SHBA-ja disa kohë më parë”, thekson ajo në postimin e bërë në “X”.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 15:37-Sulmi terrorist në veri, ambasadori Hovenier: Është kryer nga një grup profesionistësh

Konference Jeffrey Hovenier foto Ridvan Slivova 8 e1695292876772

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

“Më lejoni të them se është sulm shumë serioz… Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet…”, tha ambasadori.

Ai më tej se ajo çfarë dinë është se pati sulm që ishte nga një grup i organizuar, i stërvitur e profesional dhe që pati edhe pajisje ushtarake.

“…E dimë se sulmuesit vranë një polic të Kosovës”, ka thënë Hovenieri.

Ambasadori amerikan tha më tej se nuk ishte një grup i organizuar spontanisht nga individë, qytetarë, por ishte një grup i organizuar mirë që do të thotë se prapa tyre qëndron ndonjë strukturë.

Hovenier nuk ka pranuar ta komentojë videon e publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, si pjesë e grupit sulmues.

“E kam parë këtë video. Kaq mund të them. S’jam në pozitë të komentoj. Ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe kjo është e komplikuar, por këtë e marrim shumë seriozisht. Ishte kërcënim për Kosovën dhe popullin e Kosovës me pasoja tragjike. Po punojmë me partnerët që të kuptojmë çka ka ndodhur dhe të mbahen përgjegjës ata që bënë këtë. Jemi me popullin e Kosovës kur përballen me kërcënime dhe kjo do të vazhdojë edhe në këtë rast”, ka shtuar ai.

Ai më tej u shpreh se nuk ka njohuri nëse ka pasur negociata për lirimin e sulmuesve.

26/09/2023 15:37-Flet avokati i të dyshuarit për sulme terroriste në veri, thotë se bëhet fjalë për keqkuptim

9 13

Dejan Vasiq, avokati i serbit, Dusan Maksimoviq i cili dyshohet për sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës është deklaruar për media.

Ai ka thënë se klientit të tij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, dhe se do të parashtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi, transmeton Telegrafi.

“Dushan Maksimoviqit sot i është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditësh. Ne do të parashtrojmë ankesë ndaj këtij vendimi, pasi që gjykatës i janë prezantuar disa dëshmi të cilat ne vlerësojmë se nuk janë relevante dhe se bëhet fjalë për diçka që mund të jetë më shumë keqkuptim, se sa diçka që mund të përbëjë vepër penale. Në këtë kuptim nesër do të paraqes ankesë dhe do ta shohim se si Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë ankesën tonë”, thotë ai.

26/09/2023 14:41-Beogradi shpalli të mërkurën ditë zie – Rama: Sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit

Edi Rama foto Ridvan Slivova 20 e1693673908907

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pasi Beogradi zyrtar ka shpallur të mërkurën ditë zie, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbetën të vrarë katër sulmues serbë.

E Rama në një postim në Twitter shkruan se ky është sinjali më i keq Serbia mund t’i jepte rajonit.

“Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik!

Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur!”, shkruan ai.

26/09/2023 14:38-Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovë, Stano: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

peter stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar sot lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës.

Stano në një deklaratë për media tha se duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Hetimet janë duke vazhduar dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës dhe me kërkesë të tyre ato asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Sa më shumë të zgjasin hetimet, nuk është mirë.

Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Për sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë Stano.

Ai tha më tej se EULEX-i është në terren si reaguesi i dytë dhe është i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës, ashtu siç është i mandatuar.

Sipas tij, bashkëpunimi deri më tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë.

26/09/2023 12:27-Serbia shpall ditë zie për ngjarjet në Kosovë

Screenshot 3 58

Qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për, siç kanë thënë, “ngjarjet tragjike” në Kosovë.

Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi – "shpalli" tri ditë zie në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas ligjit të Kosovës, në nivel shteti ditë zie mund të shpallë vetëm presidentja e vendit, ndërsa në nivel komune edhe vetë komunat përkatëse.

26/09/2023 12:15-Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulm terrorist ndaj Policisë

383230918 322918276879270 3853639120336856503 n 1

Një muaj paraburgim është caktuar sot ndaj dy të dyshuarve për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po iu është caktuar masa prej një muaji paraburgim”, ka thënë Gashi.

26/09/2023 11:46-Përfundon seanca ndaj dy të dyshuarve për sulme terroriste në veri

384042668 859643022500322 3335833218103365430 n 1

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca ndaj dy të dyshuarve për sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) sot ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tre personat dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

26/09/2023 10:59-Pamje kur Policia nxjerrë autoblindën nga fshati Banjskë të Zveçanit, dyshohet se ishte e mbushur me armatim

384017957 861043212290575 3686275852443115540 n

Policia e Kosovës ka nxjerrë autoblindën që dyshohet se është gjetur sot në mëngjes në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit.

RTK ka publikuar pamjet derisa thuhet se dyshohet se brenda autoblindës ka pasur lloje të ndryshme të armatimit, transmeton Telegrafi.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 10:43-Policia e Kosovës u shpërndan pako ushqimore familjeve serbe në Banjskë të Zveçanit

383692513 308919078414288 3592263801472422541 n 1

Policia e Kosovës u ka shpërndarë pako ushqimore familjeve serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihen banorët serbë duke pranuar pakot ushqimore, transmeton Telegrafi.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

26/09/2023 10:29-Osmani: Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje

377707786 857455575738983 6612302439077797613 n

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sërish policin që u vra nga grupe terroriste, Afrim Bunjakun.

Osmani thotë se dje i është dhënë lamtumira e fundit, heroit Afrim Bunjaku, transmeton Telegrafi.

“Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi. Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, ka shkruar presidentja në Facebook.

26/09/2023 09:43-Dy terroristët sillen në Gjykatën Themelore në Prishtinë

1 285

Dy terroristët e arrestuar për sulme ndaj Policës së Kosovës pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria ka kërkuar që të kërkohet masa e paraburgimit për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Lajmi i plotë KËTU.

26/09/2023 09:36-Ambasadori gjerman kërkon që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde përmes një postimi në platformën "X", ka thënë se është urgjente që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Rohde thekson se sulmi ndaj Policsë së Kosovës ka qenë i tmerrshëm dhe terrorist.

"Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani", thotë ai.

26/09/2023 09:33-Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për terrorizëm në veri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) sot ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tre personat dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste" dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës".

"Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale 'Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës' nga neni 126, dhe 'Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale 'Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës' nga neni 126, dhe 'Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës' ", thuhet në njoftim.

Seanca do të mbahet sot e martë, nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special. /Telegrafi/

26/09/2023 08:49-Sulmi në veri, natë e qetë dhe pa incidente

Nata e së hënës në pjesën veriore të vendit ishte e qetë dhe pa incidente.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Situata ka qenë e qetë dhe pa incidente”, ka thënë shkurt Elshani.

Ndryshe, një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, si pasojë e përleshjes me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit.

Rasti ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, pasi që policia kishte pranuar informatën për vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen. /Telegrafi/

26/09/2023 08:40-Sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës, pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura

Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së martë.

Këto dy vendkalime kufitare janë mbyllur që nga 24 shtatori, pas sulmeve terroriste që ndodhën në veri ku u sulmua Policia e Kosovës, ku një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua, transmeton Telegrafi.

Grupe terroriste të armatosura kanë sulmuar policinë mëngjesin e së dielës, pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër tjerë janë arrestuar për përfshirje.

26/09/2023 08:38-Sot mbahet seanca për dy të dyshuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Sot mbahet seanca dëgjimore për dy të dyshuarit tjetër për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj V.T, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër Policisë së Kosovës, të dielën në fshatin Banjskë.

26/09/2023 07:32-Bugajski, Lajçakut: Ndaloni gjuhën e pakuptimtë, Beogradi e Moska po ja marrin për budallenj

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski i ka reaguar të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi i cili në një postim në X kishte njoftuar lidhur me takimin që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe tre të tjerët nga Gjermania, Franca e Italia. 

Lajçak kishte shkruar se kishte pasur konsultime intensive dhe substanciale, gjersa theksoi se kanë biseduar edhe për hapat tjerë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim e raporteve Kosovë-Serbi.

E lidhur me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jonusz Bugajski i cili i kërkoi Lajçakut të ndalojnë këtë gjuhë të pakuptimtë dhe se askush nuk e beson më këtë fasadë.

“Ndaloni gjuhën e pakuptimtë dhe mendimet e dëshirueshme. Askush nuk e beson më këtë fasadë.

Beogradi dhe Moska po ju 'luajnë' për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, shkruan Bugajski.

25/09/2023 23:28-Një muaj paraburgim ndaj njërit të dyshuar për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj V.T, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër Policisë së Kosovës, të dielën në fshatin Banjskë.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se seanca dëgjimore për të dyshuarin në fjalë është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku edhe është i shtrirë për trajtim ai.

V.T dyshohet për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë dhe kryerjen e veprave terroriste.

Ndërsa, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, njoftoi se për dy të dyshuarit tjerë, seanca dëgjimore do të mbahet nesër.

25/09/2023 23:26-Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

F65ZoR9XgAApps9 1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në detaje listën e arsenalit të armëve të konfiskuara dhe disa fotografi ku shihen një mori armë dhe pajisje të nivelit ushtarak e të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës pas sulmit në veri.

Në llogarinë e tij në platformën “X” ku zakonisht u dërgohen mesazhe ndërkombëtarëve, Kurti ka thënë se autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit.

Ai thotë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.

“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, shkroi Kurti.

25/09/2023 23:25-Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar një video-incizim të grupit serb në Zveçan.

Pamjet e bëra me dron, pasqyrojnë të gjitha lëvizjet e sulmuesve të armatosur në Manastirin e Banjskës.

25/09/2023 23:23-Policia e Kosovës arreston edhe dy persona në Banjskë – iu gjenden sasi e konsiderueshme armatimi

Mbrëmjen e së hënës janë arrestuar edhe dy persona afër fshatit Banjskë të Zveçanit.

Rastin e ka bërë të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri.

Elshani ka thënë se ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

“Serbët e arrestuar, janë zënë me një sasi të konsiderueshme të armëve. Hetimet do të tregojnë  nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, u shpreh Elshani.

25/09/2023 23:21-Mediumi boshnjak: Millan Radoiçiq ishte plagosur gjatë sulmit terrorist në veri të Kosovës

Mediumi boshnjak Istraga.ba, pretendon se serbi Millan Radoiçiq, njëri nga krerët e Listës Serbe, është plagosur gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në veriu të Kosovës.

Istraga.ba raporton se në disa tentime kanë provuar të vënë kontakt me Radoiçiqin, transmeton Telegrafi.

Gjatë një bisede telefonike, një person i panjohur lajmërohet në numrin e tij të telefonit duke pretenduar se “nuk është Radoiçiq.

Megjithatë më vonë gjatë shkëmbimit të mesazheve, i njëjti person ka konfirmuar se Radoiçiq është mirë.

Ky medium raporton se Radoiçiq gjendet për shërim në Serbi, derisa dokumentet e tij janë gjetur nga policia e Kosovës në veturat e sekuestruara.

Ndryshe në sulmin e mbrëmshëm terrorist në veri të Kosovës, është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës ndërsa një tjetër është plagosur.

25/09/2023 23:19-Lajçak takim të jashtëzakonshëm me Escobarin dhe diplomatët nga Gjermania, Franca e Italia

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshilltarët diplomatikë nga Gjermania, Franca e Italia, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco Talo.

Në këtë takim urgjent është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe të dërguarin e SHBA-së për dialog Gabriel Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

25/09/2023 23:18-Prokurori Naim Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë

Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.

“Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.

Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 syresh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet. Ato nuk thanë nëse personat tjerë të armatosur, u larguan.

25/09/2023 19:11-Dy ministra të Edi Ramës në ceremoninë e varrimit të policit hero

383205519 847198166771724 3245614123086989732 n

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, kanë marrë pjesë në varrimin e policit Afrim Bunjaku.

Njerëz të shumtë janë mbledhur për ceremoninë e varrimit të rreshterit Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës në Veri.

Në mesin e shumë të pranishmëve janë të paktën edhe dy ministrat e Ramës, Balla e Hasani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në Banjskë të Zveçanit, rreshterin Afrim Bunjaku.

Presidentja Osmani i ka ndarë çmimin “Hero i Kosovës” familjes së policit.

25/09/2023 19:03-Avokati serb, Stojkoviq: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri shkon deri në 10, ka edhe të plagosur

Avokati Çedomir Stojkoviq, ka dhënë informacione lidhur me sulmuesit serbë që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën dy të tjerë.

Në një shkrim në rrjetin social  "X" (ish- Twitter) Stojkoviq tha se ka informacione se deri në 10 serbë të armatosur janë vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas tij, ka edhe të plagosur tjerë në Serbi, për të cilët ministri Xhelal Sveçla, bëri të ditur gjatë ditës së hënë.

“Sipas informacioneve të mia, të paktën 7 por me shumë gjasa 10 serbë të armatosur kanë humbur jetën dje në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. 3 trupa janë gjetur në vend. Pjesa tjetër e trupave janë tërhequr drejt Novi Pazarit. Ka edhe të plagosur që tani ndodhen në Serbi”, tha Stojkoviq.

Sveçla, i ka kërkuar Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës personat që sulmuan Policinë e Kosovës, që siç tha ai, t’iu pergjigjen autoriteteve të drejtësisë për aktet terroriste.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat relevantë, ka udhëhequr veprimet hetuese edhe gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes – në Banjskë të Zveçanit.

PSRK-ja ka konfirmuar se sot, në vendngjarje është gjetur një trup tjetër i pajetë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit.

“Gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave

25/09/2023 18:13-Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Është varrosur me ceremoni shtetërore, polici Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën  të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në varrimin e tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, pjesëmarrës ishin krerët e shtetit, po ashtu, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj ka thënë se Afrim Bunjaku, është hero i secilit shqiptar, pasi ai bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës.

“Teksa po i japim lamtumirën heroit Afrim Bunjaku, duhet ta sjellim në vëmendje guximin dhe vetëmohimin e tij, të cilin ai e tregoi gjatë gjithë karrierës së tij. Afrimi është personifikim i patriotit dhe profesionistit, i cili nga viti 2001 e veshi uniformën e Policisë së Kosovës, e deri në rënien heroike në krye të detyrës u dëshmua për devotshmërinë ndaj Republikës. Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të, por jo fundi i tij. Prej sot Afrimi është hero i secilit shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës. Sepse ai dje e mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë, ai mbrojti dinjitetin e shtetit tonë”, deklaroi Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti u shpreh se rreshter Bunjaku ra heroikisht për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e vendit.

“Afrim Bunjaku u qëllua dhe u vra në një natë me hënë, teksa po kryente detyrën bashkë me kolegët e tij që morën plagë në atë rast. Në orët që pasuan gjatë ditës së 24 shtatorit, nën dritën e diellit u ndriçuan rrethanat dhe kryerësit e këtij akti kriminal dhe terrorist. U ndriçuan nga kolegët e Afrimit, pjesëtarë të Policisë së Kosovës që me profesionalizimin më të lartë reaguan. Ata e kryen detyrën e tyre, e nderuan Afrimin, na nderuan të gjithë neve dhe Republikën e Kosovës. Çdo minutë të një dite të gjatë zbatonin ligjin dhe mbronin territorin, mbanin rendin dhe ruanin qytetarët. Për paqe me siguri, për të gjithë me secilin. Rënia në detyrë e rreshter Afrim Bunjakut, i veshur me uniformën e Policisë së Kosovës është sakrifica në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, për drejtësi dhe për të drejta për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se ditën e djeshme është rrezikuar dhe cenuar siguria kombëtare.

“Dje jo vetëm që janë rrezikuar, por edhe janë cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Sot, përpara se Afrim Bunjaku të varroset si një hero, portreti dhe profili i Afrimit le të skalitet në kujtesën tonë fotografike dhe në mbamedjen tonë kolektive, si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori. Afër Afrimi, larg krimi”, shtoi ai.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se heroi Afrim Bunjaku ra heroikisht ditën e djeshme sikur paraardhësit e tij, duke e mbrojtur Kosovën.

“Dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës, sikur dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmor dhe u bë heroi i Kosovës për ta ngritur shtetin tonë. Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i republikës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe të sovranitetit të republikës sonë. Dita e djeshme, ditë e.. për familjen dhe miqtë, për bashkëfshatarët dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është po ashtu dita kur emri i Afrim Bunjakut u lartësua. Rreshteri Bunjaku dje mbrojti Kosovën me jetën e tij, ndërsa nga sot rënia e tij do të frymëzojë brezat se si mbrohet atdheu. Dita e djeshme ishte një ditë e rëndë për Kosovën dhe për demokracinë dhe për paqen në rajon. Serbia edhe një herë për strukturave terroriste paramilitare e sulmoi shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës”, përfundoi Konjufca.

Sipas tij, Kosova edhe pasluftës po vazhdon që të mbrojë lirinë dhe pavarësinë e vendit me gjakun e dëshmorëve dhe të heronjve. Po ashtu, kryeparlamentari Konjufca u shpreh se dje u dëshmua që Serbia nuk ka ndryshuar dhe mbetet agresore ndaj Kosovës.

Në ceremoninë e varrimit, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se është e vështirë që sot të ndahen nga Afrimi, i cili dha jetën për paqe dhe siguri.

“Rreshter Afrimi dje ra heroikisht në krye të detyrës në veri të Kosovës. Ai u vra në një prit të organizuar nga grupet terroriste dhe kriminale. Rreshteri Afrimi, heroi më i ri i Kosovës dha jetën tij duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sot për ne dhe për ju është një ditë shumë një ditë shumë e vështirë, sepse po ndahemi nga prindi, bashkëshorti, vëllai, miku e kolegu, i cili dha jetën e tij për paqe dhe siguri të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Më herët, Osmani i ka ndarë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001.

Të dielën më 24 shtator në një përleshje me një grup të armatosur të Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe disa të tjerë janë plagosur.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

383220060 820180030113125 9141580071198186926 n

382697822 820179633446498 904826465026779517 n

384115674 820179450113183 1842183047082933009 n 1

25/09/2023 18:11-Osmani takon Sarrazinin, kërkon sanksionimin e Serbisë pas ngjarjeve të së dielës në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës pas sulmit terrorist të grupeve kriminale serbe që rezultoi me vdekjen e një polici dhe lëndimin e disa tjerëve.

Presidentja ka theksuar se veprimet terroriste dhe akti i agresionit në veri janë të orkestruara dhe zbatuara nga struktura të mbështetura nga Beogradi. Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë.

Presidenca njofton se pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për ta shtensionuar situatën në veri të vendit dhe se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në përballje me grupet kriminale serbe.

Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Presidentja ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në takim u diskutua po ashtu për rezultatet që priten nga Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit tetor./Telegrafi/

25/09/2023 18:03-Franca dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: I papranueshëm, autorët të dalin shpejt para drejtësisë

Franca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë vdiq polici Afrim Bunjaku.

Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të hënën, është bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt.

“Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator, duke lënë të vdekur një zyrtar policor dhe dy të tjerë të lënduar. Franca shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe bën thirrje që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Francës.

Në këtë reagim, Franca ka thënë se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.

Parisi zyrtar konsideron se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

25/09/2023 17:03-Shtypi gjermanofon raporton gjerësisht për zhvillimet në Kosovë

Zhvillimet e 24 orëve të fundit në veri të vendit, janë pasqyruar sot pothuajse në të gjitha ballinat e medieve prestigjioze gjermane, atyre të printuara dhe elektronike. Rastin e djeshëm, mediet gjermane e kanë cilësuar si incidentin më të rëndë që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zgjasin me vite.

Për grupin, thuhet se bëhej fjalë për “ushtarë profesionistë të armatosur rëndë, që kanë mbështetje financiare dhe logjistike nga Serbia”.  Mediet prestigjioze gjermane, ndërkaq, citojnë kryeministrin Kurti i cili sulmin e ka cilësuar terrorist, i mbështetur nga Beogradi zyrtar, por sjellin edhe reagimet e presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili mohon se qeveria serbe qëndron prapa këtij grupi.

Gazeta konservative “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thekson se gjithçka kishte nisur kur një trupë ushtarake serbe, e mbështetur nga Serbia fqinje, kishte sulmuar Policinë e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të dielën në fshatin Banjskë në veri të vendit. Gjatë sulmit është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër kishte mbetur i plagosur. Sulmuesit thuhet në artikull, ishin strehuar më pas në manastirin serb të fshatit Banjskë.

Më pas në aksionin e Policisë së Kosovës kundrejt këtij grupi, gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë vdekur disa nga pjesëtarët e grupit serb të strehuar në Manastir.

FAZ bën të ditur se epilogu i të shtënave më armë është tre sulmues të vrarë dhe një polic i lënduar lehtë nga radhët e Policisë së Kosovës.

“Prokurori i shtetit tashmë ka hapur hetimet nën dyshimin për vepra terroriste nga ana e sulmuesve serbë”, theksohet tutje në artikull, përcjell Radio Kosova.

“Farnkfurter Allgemaine Zeitung”, rastin e djeshëm e ka cilësuar si incidentin më të rëndë që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zgjasin me vite. Tutje, opinioni gjerman njoftohet se pas përfundimit të aksionit, policia ka zbuluar një depo armatimi me një sasi të madhe armësh të llojllojshme.

Ndërkaq, duke u thirrur në deklaratën e ministrit të brendshëm, Sveçla, theksohet se Policia e Kosovës është në kërkim të pjesëtarëve të tjerë të grupit të armatosur, që mendohet se përbëhej nga 30 veta.

Gjithashtu, gazeta sjell deklaratën e kryeministrit Kurti ku akti i vrasjes së policëve cilësohet si terrorist. “Krimi i organizuar po sulmon me mbështetjen politike, financiare dhe logjistike të Beogradit zyrtar” citohet deklarata e kryeministrit Kurti. Gazeta sjell edhe deklarimet e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, për media ku ai mohon se Qeveria serbe qëndron parapa aktit të vrasjes në Kosovë.

FAZ shkruan edhe për përpjekjet diplomatike gjatë ditë së djeshme të BE-së dhe shefit të diplomacisë evropiane, Borrell, ku theksohet se ai  “gjatë gjithë ditës kishte telefonuar si me kryeministrin Kurti ashtu edhe dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Edhe gazeta tjetër “Tageszeitung” në ballinën e saj ka informacione për zhvillimet e fundit në Kosovë:

“Pas luftimeve të ashpra, Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin ndaj serbëve të armatosur në manastirin Banjska. Bilanci i gjithë kësaj ngjarjeje është katër të vdekur, shkruan TAZ

“Policia e Kosovës ka shpartalluar një grup komandosh serbë” shkruan TAZ derisa citon si ministrin e Brendshëm, Xhala Sveçla, ashtu edhe kryeministrin  Kurti ta kenë cilësuar sulmin e serbëve të armatosur ndaj Policisë së Kosovës si sulm terrorist, të mbështetur nga Serbia.

Kosova, theksohet në artikull, ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe që atëherë është njohur nga më shumë se 100 shtete.

“Serbia, Kina dhe Rusia si dhe 5 vende të BE-së vazhdojnë të mos e njohin edhe më tej pavarësinë e këtij vendi”, thuhet në TAZ.

“Tageszeitung’ sjell ndërkaq edhe deklaratat e presidenti serb, i cili për mungesën e suksesit në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës fajëson kryeministrin Albin Kurti.

Një tjetër media, radio gjermane  “Deutschalndfunk”, raporton për sulmin e 30 personave serbë të maskuar që të dielën hapën zjarr kundër Policisë së Kosovës në një fshat në veri të Kosovës, duke vrarë njërin prej tyre.

“Deutschlandfunk” rrëfen se personat e maskuar ishin strehuar në manastirin serbe të fshatit Banjska.

Sipas “Deitschlandfunk” bëhej fjalë për ushtarë profesionistë të armatosur rëndë që kanë mbështetje financiare dhe logjistike nga Serbia.

Në mbrëmje Policia e Kosovës kishte njoftuar për përfundimin e aksionit dhe për një bilanc prej tre të vrarësh nga ana e  grupit të armatosur dhe katër të arrestuar, që posedonin aparate komunikimi dhe ishin pjesë logjistike e grupit prej 30 sulmuesve.

Sipas radios gjermane “Deutschlandfunk”, ka muaj të tërë që tensionet në veri të Kosovës janë rritur ndërmjet serbëve dhe Qeverisë së Kosovës. Sipas radios kombëtare gjermane, arsyeja e tensioneve është vendimi i Qeverisë së Kosovës, që në objekte komunale në katër komunat në veri të vendosen kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet komunale, të cilat u bojkotuan nga serbët shumicë. “Deutschlandfunk” përmend edhe demonstratën dhe dhunën e serbëve ndaj KFOR-it,  ku ishin lënduar më shumë se 30 ushtarë të NATO-s. Pasi përmenden hollësi të aksionit të Policisë së Kosovës, Deutschlandfunk, raporton se tani Policia e Kosovës, bashkë me ushtarë të NATO-s dhe policë të EULEX-it ka vendosur situatën nën kontroll duke patrulluar në rrugët e Banjskes, ndërsa kanë kërkuar nga pjesëtarët e grupit në arrati të dorëzohen tek organet e sigurisë. Për ngjarjet e djeshme në veri kanë raportuar edhe mediet e tjera gjermane si “Der Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung””,” Die Welt”, televizionet nacionale  ZDF, ARD etj.

25/09/2023 17:01-Pretendimet e Listës Serbe: Do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve pasi janë dorëzuar

Një ditë pas sulmit terrorist të një grupi serbësh në veri të Kosovës, ka reaguar Lista Serbe.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, kjo parti ka ngushëlluar për policin shqiptar të vrarë në veri si dhe familjarët e serbëve.

“Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb nga Kosova shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të serbëve të ndjerë dhe policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe pretendon që së paku dy serbë janë vrarë nga Policia e Kosovës, pasi janë dorëzuar.

“Po ashtu, do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet tutje.

Kjo parti ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, derisa ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri të Kosovës, për ta parandaluar siç thonë përshkallëzimin e situatës.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që sa më parë të rivendoset paqja në rrugët tona, në këtë kuptim ne kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të parandalojnë politikën. shpërdorimi i kësaj ngjarje tragjike”, thotë Lista Serbe.

Po ashtu Lista Serbe, si zakonisht me pretendime të çuditshme, fajësuar kryeministrin Kurti se po ushtron presion mbi serbët e Kosovës.

“Prej më shumë se një viti ne paralajmërojmë se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe çdo ditë po përshkallëzon situatën dhe po provokon reagimin e popullit. Të panumërta kërkuam nga KFOR-i që të ngrejë forcat e veta dhe të veprojë në mënyrë parandaluese, kërkuam nga bashkësia ndërkombëtare që ta frenonte Kurtin, gjithmonë bënim thirrje për paqe... por më kot. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, thuhet në fund./Telegrafi/

25/09/2023 16:38-Çka përmban dokumenti i Radojçiqit,i cili u gjet gjatë aksionit në veri?

Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme.

Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017, sipas dokumentit të prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një konferencë për media, Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist.

“Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiq që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është ngushtë e bashkërenduar me Vuçiqin. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Nga kjo sasi e madhe e armatimit kuptohet se ka pasur plan të përfshirjes së qindra personave për destabilzimin e rajonit”, ka thënë ai, raporton betimiperdrejtesi.

Ndryshe, Radojiçiq që nga viti 2018 është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit.

Ai është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.

image 2023 09 25T163230.784

25/09/2023 15:33-A u përfshi Milan Radoiçiq në sulmet terroriste në veri, Sveçla dhe Hoxha thonë se kanë gjetur dokumente të tij

378801372 681760160655084 8321425778979708809 n  1

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media kanë shpalosur detaje nga sulmet terroriste që ndodhën më 24 shtator në veri ndaj Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla deklaroi se sulmet kanë qenë të organizuara dhe të mbështetura nga Serbia, derisa tha se kanë gjetur dokumente të serbit Milan Radoiçiq, transmeton Telegrafi.

“Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi, nuk ka të bëjë më organizim të shpejtë. Në materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit, Milan Radojçiq. Ka pasur përfshirje të qindra personave, ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga Ushtria e Serbisë. Serbia po shfrytëzon kriminelët”, pohoi ministri.

25/09/2023 15:22-Personat e tjerë dyshohet se u larguan në këmbë nga hapësirat e manastirit – drejtori i policisë jep detaje për aksionin e djeshëm te Manastiri i Banjskës

383704550 875574507246062 1469502284297493607 n

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka shpalosur të dhëna të reja për operacionin e djeshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e cilësoi si operacioni më i suksesshëm që nga paslufta

Hoxha ka shtuar se policia u sulmuan me armë të zjarrit dhe mjete shpërthyerës

“Pas sulmit ku mbeti i vrarë një polic në koordimin me EULEX-in dhe KFOR-in kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme. Në një kohë të shkurtër kemi bërë lokalizimin e personave të dyshuar të cilit ishin të vendosur përreth manastirit të Banjskës, që ishin të armatosur me armë të gjata përfshirë edhe raketahedhës”, ka thënë Hoxha.

Ai shtoi se Policia pastaj në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in kanë folluar një operacion por duke mos rrezikuar jetën e pelegrinëve që gjendeshin brenda manastirit.

25/09/2023 15:07-Sveçla: Gjashtë terroristë po trajtohen në Novi Pazar, Serbia t’i dorëzojë ata

379624201 849444690173015 2415137064398434777 n

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se në armatimin që kanë sekuestruar në veri, ka armë që janë të vitit 2021 të ushtrisë serbe.

Sveçla para mediave konfirmoi se plani terroristave ka dështuar, ndërsa tha se tre sulmues janë vrarë, e gjashtë terrorista po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, transmeton Telegrafi.

Ministri kërkoi nga Serbia t’i dorëzoi terroristat.

“Policia jonë e ballafaquar me sulme të organizuara. Mjete të rëndë, autoblinda, falë profesionalizimit të policisë sonë, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin me zjarr kanë mbetur tre të vrarë, të gjithë më uniforma, ndërsa janë arrestuar dy të uniformuar, dhe katër që kanë pasur rolin mbështetës. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion, 6 terroristë po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, ftoj Policinë e Serbisë t’i dorëzojë ata”, tha ai.

Lajmi i plotë KËTU.

25/09/2023 14:56-Sulmet terroriste në veri, Policia ekspozon arsenalin e armëve të zjarrit të sekuestruara

4

Një ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, Policia ka prezantuar gjithë arsenalin e armëve të zjarrit që kanë sekuestruar më 24 shtator në Zveçan.

Arsenali i armëve është duke u prezantuar nga Policia në kampin e njësive speciale “Enver Zymeri”.

32 3

380113585 9938742119530641 8839936174367222879 n

380150944 334542125614333 2239979310798146037 n

25/09/2023 14:25-Sekretari Blinken: Sulmet ndaj policisë janë të papranueshme, Kosova e Serbia t’i kthehen menjëherë dialogut

Blinken e1695644193409

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovë në veri.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se sulmet e dhunshme janë të papranueshme.

“Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Blinken.

25/09/2023 14:02-Një ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Vuçiq i ‘jep llogari’ ambasadorit rus

vucic harchenko e1695642951361

Një ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Sipas njoftimit, thuhet se e ka informuar mbi kinse “spastrimin etnik të organizuar nga kryeministri Albin Kurti”.

“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës ruse Aleksandar Bocan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova Bocan-Kharchenko për faktin se në Kosovë po kryhet spastrim etnik i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, ka njoftuar Vuçiq në Instagram.

Kujtojmë se dje në mëngjes, ora 02:34, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në fshatin Banjskë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një i plagosur.

25/09/2023 13:55-Sveçla: Afrimi u vra pabesisht, ai u kthye në motiv për të vazhduar betejën kundër terroristëve

384083114 871455687953393 6110593517324262365 n

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se rreshteri Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës.

Në mbledhjen komemorative për nderë të policit të vrarë, Sveçla u shpreh se dhimbja për Bunjakun duhet të kthehet në forcë “për punën në sukses dhe në ndërtim të veprës së Afrimit”.

“Me ndjenjën e dhimbjes që e kisha dhe në mëngjesin kur pranova lajmin e hidhur se kemi punuar dhe shpresuar që të mos marrim kurrë. Kësaj dhimbjeje që po ndjejmë i shtohet edhe krenaria që kishim fatin të kishim në radhët tona. Atë mëngjes si shumë herë të tjera, policët e Kosovës u nisën për të reaguar në zhbllokimin e rrugës, por Afrimi ishte aty para të gjithëve.

U nis të hapte rrugën, por u vra pabesisht. Ai dje nuk u kthye në shtëpinë tij, por u kthye në motiv për shokët që vazhduan betejën kundër terroristëve, ai u kthye në hero. Guximi i pashembullt, shërbimi që i ka bërë që 22 vjet është dhe duhet të jetë pasqyrë se si të punojmë më shumë për paqen dh sigurinë”, është shprehur.

Sipas ministrit të Brendshëm, Kosova do ta vazhdojë punën e ish-rreshterit Bunjaku “në mbrojtje të Republikës dhe në ndërtim të veprës së tij”.

25/09/2023 13:40-“Heroi im, babi im, jemi krenar me ty dhe heroizmin tënd” – vajza e policit të ndjerë me fjalë prekëse për babin e saj

afrim bunjaku vajza 1 tlg e1695641724297

Arbenita Bunjaku vajza e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku me lot në sy ka thënë se ndjehet krenare për heroizmin e babait të saj.

“Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona”, u shpreh vajza e policit të ndjerë.

Ajo më tej shtoi se “nuk e di si të jetoj pa ty”.

“Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pash, është shumë e rëndë për mua. Të gjitha na i mësove por asnjëherë sesi të jetojmë pa ty. Flijove jetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar me ty dhe heroizmin tënd”, tha mes tjerash Arbenita Bunjaku, vajza e policit të ndjerë.

Në fund të fjalës së saj ajo i dha edhe një premtim babit të ndjerë.

“Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”.

25/09/2023 13:39-Kurti: Policia dje pamundësoi një skenarë më të gjerë kriminal e terrorist

383268212 1030396881741397 5031378811982742556 n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen komemorative për policin e vrarë, Afrim Bunjaku.

Kurti ka shtuar se dita e djeshme na ka mbledhur sot këtu për të nderuar veprën e Afrim Bunjakut, pjesëtarit të policisë të rënë në krye të detyrës.

“Sot është ditë zie në Kosovë, e bashkë me pikëllimin dhe dhimbjen ndjejmë edhe krenari dhe besim për Afirimin dhe të gjithë policët e tjerë. Për policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenarë më të gjerë kriminal e terrorist”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se “Afrimi u vra në një sulm ndaj policisë së Kosovës dhe shtetit tonë”.

“Ky sulm u realizua nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan dhe të përkrahur politikisht dhe të financuar materialisht dhe të mbështetur logjistikisht nga Serbia. Reagimi profesional i policisë tonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e të gjithë grupit të tyre, dhe konfiskimin e armatimit”, u shpreh Kurti.

25/09/2023 13:38-Gjendet i vdekur edhe një sulmues tjetër në veri

35155  1

Gjatë ditës së sotme është gjetur i vdekur edhe një sulmues në veri.

Sipas policisë siç merr vesh Telegrafi i njëjti është me uniformë të terroristëve serbë.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë për detaje të tjera dhe është në pritje të përgjigjes.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

25/09/2023 13:05-Osmani ndan urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku

383913913 715788383911650 6997824014129284212 n 1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri.

Reklama
Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë mbledhjes komemorative që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë, transmeton Telegrafi.

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët.

25/09/2023 12:44-Nis mbledhja komemorative në nderim të policit Afrim Bunjaku

384077221 665865085516010 7702620378620972447 n

Në Prishtinë ka nisur mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së policit, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupe terroriste më 24 shtator në veri.

Në mbledhje janë duke marrë pjesë familjarët e policit të vrarë, krerët e shtetit, ambasadorë dhe qytetarë, transmeton Telegrafi.

25/09/2023 12:15-Lirohet nga spitali polici që u plagos në veri

Screenshot 9 24

Është liruar nga spitali polici Alban Rashiti, i cili u plagos ditën e diel në veri nga grupe terroriste.

Rashiti ka qenë i plagosur në krahë, drejtori i Klinikës Torkale, Nazmi Kolgeci konfirmoi për Telegrafin se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Po mund të konfirmoj se është liruar nga Spitali, gjendja e tij është e mirë”, tha ai.

25/09/2023 12:10-Armë, municion, e pajisje tjera ushtarake – policia ekspozon armatimin e gjetur në vendin ku qëndruan grupi i terroristëve

Policia e Kosovës ka ekspozuar një pjesë të armëve e municionit që ka sekuestruar ditën e diel në Zveçan.

Policia kishte njoftuar se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit.

381867279 854985045988720 1010504546263243859 n 1

381671892 854985059322052 5283712580635593004 n 1 1

25/09/2023 11:59-Shtatë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që u ndodhën afër Manastirit të Banjskës, ishin pelegrinë ortodoks

IMG 6619  1

Shtatë shtetasit e Maqedonisë së Veriut u ndodhën afër Manastirit të Banjskës, të dielën kur ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut kishin bërë të ditur se të njëjtit ishin duke qëndruar në një hotel në afërsi të manastrit.

Telegrafi ka mësuar emrat e shtatë këtyre shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin pelegrinë ortodoks.

Të njëjtit janë: G.N, A.N, I.T, P.N, S.N, J.S dhe N.S të cilët janë intervistuar nga Policia e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani njoftoi se shtetasit të cilët ndodheshin në afërsi të manastirit Banjskë janë të sigurt dhe se janë nisur për në shtëpi të shoqëruar nga policia e Kosovës.

25/09/2023 11:57-Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës

Screenshot 6 30

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.

Sarrazin deklaroi se dënojnë fuqishëm sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

"E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, Policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin”, ka thënë Sarazin.

25/09/2023 11:51-Heshtja e Listës Serbe për sulmin terrorist në veri – reagon ambasadori gjerman: A do të na bashkohen në dënimin e këtij sulmi vrastar?

Grupi per Ballkanin organizon konference Kosova ne iniciativat rajonale ambasadori gjerman Jorn Rohde foto Ridvan Slivova 19 e1677925713567

Partia më e madhe serbe në Kosovës, Lista Serbe deri më tani nuk ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që u bë ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Për heshtjen e këtij subjekti politik ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde. Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se kur Lista Serbe do ta ndalë këtë heshtje.

“Si e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.

25/09/2023 11:21-Abdixhiku viziton familjen e policit të vrarë

376872611 847850830043671 4529079511885315552 n

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku.

Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.

25/09/2023 11:10-Kurti nis takimin me emisarin gjerman, Sarrazin

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimin me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi është duke u zhvilluar në Qeverinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Vizita e emisarit gjerman vjen pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Gjermania dje dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan vizitën e emisarit Sarrazin në Kosovë.

25/09/2023 10:51-Deputeti gjerman për vrasjen e policit në veri: Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë

Boris Mijatovic scaled

Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq ka reaguar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, që la të vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos.

Mijatoviq në një postim në platformën “X” ka shkruar se për këtë ngjarje Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë.

Ai ka shkruar tutje se “loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet”

“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë. Kushdo që ka grumbulluar armë nëpër manastire prej vitesh mban përgjegjësi nëse vriten njerëz me to. Loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet – në të gjithë rajonin”, ka shkruar Mijatoviq.

25/09/2023 10:40-Ditë zie në Kosovë, anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit foto Ridvan Slivova 1

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë që të mbahet sot, është anuluar.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Kuvendi.

“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani- Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftim.

Presidentja ka shpallur të hënë ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

25/09/2023 10:32-Prokurori special thotë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në të cilat dyshohet se ka armatim

image 2023 09 24T174944.751

Prokuroi special i rastit në veri, Naim Abazi ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.

Prokurori Abazi, po ashtu për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë.

“Jemi në atë drejtim, tu punu hala në atë drejtim, për me mujt me identifiku edhe persona tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë Abazi.

Gjithashtu Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje.

“Jemi tu i identifiku edhe kamerat dhe lokacionet e ndryshme po ashtu kemi sekuestruat disa kamera, dëshmitaret jemi tu identifiku janë plotë veprime tjera që ndoshta s’mundem me t’i lisitu për shkak të hetimeve që janë tu u ba”, tha tutje prokurori Abazi.

Lajmi i plotë KËTU.

25/09/2023 10:23-Vrasja e policit Afrim Bunjaku, institucionet kosovare vendosin në gjysmështizë flamurin

383910308 294441663329726 581589483612254978 n 1

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Në nderim të policit, institucionet kanë vendosur flamurin në gjysmështizë, ndërsa janë anuluar të gjitha aktivitetet, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku,  një tjetër polic u  plagos dhe një u lëndua.

25/09/2023 10:19-Mbahet mbledhje komemorative për policin e vrarë në veri

homazhet  1

Policia e Kosovës sot do të mbajë mbledhje komemorative me rastin e rënies në krye të detyrës të rreshterit Afrim Bunjaku.

Kjo mbledhje do të mbahet në orën 12:30 në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore e Universitare të UP-së.

“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

25/09/2023 10:01-Edhe ambasada e Kosovës në Holandë vendos flamurin në gjysmështizë

77

Ambasada e Kosovës në Holandë njofton se ka ulur flamurin në gjysmështizë në nderim të policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku.

"Flamurin në gjysmështizë për të nderuar humbjen e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, të vrarë nga terroristët serbë në veri të Kosovës", thuhet në njoftimin e ambasadës.

25/09/2023 09:52-Ambasada e Kosovës në Bangladesh vendos flamurin në gjysmështizë

2023/09/383080154_695862069253560_5980161041162679675_n.jpg

Ambasada e Kosovës në Bangladesh përmes një postimi në Facebook ka nderuar policin e vrarë në veri, Afrim Bunjaku.

Ambasada bën të ditur se ka ulur flamurin në gjysmështizë, transmeton Telegrafi.

"Sot jemi në zi dhe e kemi ulur flamurin në gjysmështizë. Përulemi me respekt për kujtimin e policit tonë Afrim Bunjaku, i cili ra dëshmor në sulmin e një grupi terrorist serb. Në këtë ditë të trishtë kujtojmë edhe të gjithë dëshmorët që humbën jetën për pavarësinë dhe lirinë e Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.

25/09/2023 09:47-Maliqi për sulmet terroriste në veri: Shërbimet serbe dhe ruse kanë pasur qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska

maliqi e1695627765590

Analisti Shkelzen Maliqi ka reaguar pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhën ditën e diel në veri, ku një polic u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Maliqi thotë se terroristët e shërbimeve sekrete dhe ruse kanë pasur për qëllim inskenimin e masakrës në Manastirin Banjska, dhe pastaj të fajësohet Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj policinë e Kosovës si terroriste dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve më veri dhe arsyetuar intervenimin ushtarak për gllabritjen e Veriut të Kosovës”, thekson ai.

Sipas Maliqit, ky nuk është skenar i panjohur.

“Kështu ka qenë e organizuar masakra në kazermën e Paraqinit ku u vranë në gjumë pesë ushtarë të armatës jugoslave dhe si vrasës u akuzua shqiptari Aziz Kelmendi, i cili u gjet i vramë në një pyll afër kazermës dhe u tha se e ishte vetëvrarë. Pas rastit të Paraqinit Sllobodan Milisheviqi morri pushtetin e plotë në Serbi dhe nisi projektin e shkatërrimit të Jugosllavisë për ta krijuar Serbinë e madhe”, theksoi ai në postimin e bërë në Facebook.

Lajmi i plotë KËTU

25/09/2023 09:20-Vazhdojnë të jenë të mbyllura dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak

Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullime dhe gjatë ditës së hënë.

Këto dy pika kufitare u mbyllen të dielën, pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua.

25/09/2023 09:03-Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ulin flamurin në gjysmështizë

45 1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku, edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.

“Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka nxjerrë flamurin në gjysmështizë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

25/09/2023 08:57-Pas vrasjes së policit në veri, logo e Policisë së Kosovës shfaqet në sheshin “Times Square” në New York

Screenshot 5 50

Sulmi terrorist që ndodhi të dielën ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë reshteri Afrim Bunjkau dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagime të shumta.

Në mesin e këtyre reagimeve pati shumë falënderime për pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën e tyre profesionale.

Në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, mbrëmë në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigand është shfaqur logo e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së, shkruan Telegrafi.

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logo e Policisë së Kosovës.

Në fotografinë tjetër ku shihej logo e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

E gjithë kjo është realizuar nga Dren Deva nga Mitrovica dhe kompania e tij “Tafingo”.

25/09/2023 08:50-Sulmuesi i arrestuar serb po trajtohet në QKUK, gjendet jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë, transmeton Telegrafi.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

Njëri nga sulmuesit i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, u dërgua për tretman mjekësor në QKUK.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica konfirmoi për Telegrafin se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

"Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, e kemi operuar në këmbë dhe po vazhdon mbikëqyrja. Viti lindjes është 1974", tha ai.

Të dielën, Policia e Kosovës arriti që të marrë nën kontroll manastirin në Banjskë, ku edhe konfiskoi sasi të madhe të armatimit.

Krerët e shtetit kanë dënuar ashpër sulmin terrorist ndaj policisë, ku kanë kërkuar që kriminelët të dalin para drejtësisë.

25/09/2023 08:34-Lajçak flet sërish për sulmin në veri ku u vra një polic, nuk e cilëson terrorist

Miroslav Lajcak foto Ridvan Slivova 23

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka shkruar për rastin e djeshëm në veri, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e një sulmi terrorist që ndodhi ndaj tyre.

Lajçak në asnjë moment nuk e cilëson aktin e djeshëm si sulm terrorist, derisa flet për domosdoshmërinë e dialogut parandalues të dhunës.

“Me t’u kthyer nga New Yorku këtë mëngjes, më takoi lajmi tronditës për një sulm ndaj policëve të Kosovës në veri të Kosovës. Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe është në kundërshtim me vetë parimet e paqes dhe bashkëpunimit. Zemra ime është me viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, nënvizuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York”, ka shkruar Lajçak.

Lajmi i plotë KËTU.

25/09/2023 07:57-Sot varroset reshteri i policisë që u vra në veri

383129569 885522222991455 2686518648632602843 n

Reshteri i policisë, Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën në veri, do të varroset sot në varrezat e fshatit Samadrexhë në Vushtrri.

Kështu është bërë ditur në një njoftim të bërë nga fshati Samadrexhë.

"Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Përveç Bunjakut, dje në veri është plagosur edhe një polic ndërsa dy janë lënduar./Telegrafi/

25/09/2023 07:52-Pas sulmit terrorist ndaj policisë, situata ishte e qetë gjatë natës në veri

17628541546510695d6e06f324933697 x004028

Nata e së dielës në pjesën veriore të vendit ka kaluar e qetë dhe incidente.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Situata ka qenë e qetë dhe në rregull pa ndonjë incident”, ka thënë shkurt Elshani.

Kujtojmë se një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, si pasojë e përleshjes me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit.

Rasti ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, pasi që policia kishte pranuar informatën për vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen.

Lajmi i plotë KËTU.