Më shumë detaje janë shfaqur në lidhje me njeriun e ISIS-it i cili supozohet se ofroi informacionet kryesore që çuan në operacionin e suksesshëm amerikan që rezultoi në vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një njeri me kombësi të paidentifikuar, në të vërtetë ishte brenda kompleksit sirian të al-Baghdadit kur Forcat e Delta të SHBA-së sulmuan atë të shtunën, zyrtarë amerikanë dhe nga Lindja e Mesme i thanë Washington Post.
Informatori ka ofruar informacione të hollësishme duke përfshirë paraqitjen e saktë të brendshme të kompleksit dhe vendndodhjen e Baghdadit brenda në kohën e sulmit, gjatë së cilës Bagdadi shpërtheu një jelek vetëvrasjeje duke vrarë veten dhe tre fëmijët e tij, thanë zyrtarët.
Kështu, informatori pritet të marrë një pjesë ose të gjithë çmimin prej 25 milionë dollarësh që SHBA i kishin vendosur “për kokën” e Baghdadit.
Një zyrtar citohet t’i ketë thënë mediumit në fjalë se burri ishte një arab Sunnit i cili u bë i acaruar me ISIS-in pasi grupi ekstremist vrau anëtarët e familjes së tij.
Informatori besohet të jetë i njëjti individ për të cilin NBC News më parë raportoi se vodhi mbathjet e pista të al-Bagdadi për testimin e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij.
Siç thuhet tutje, operatorët e inteligjencës kurde që mbikëqyrnin informatorin ia kaluan forcave amerikane para se të bastisnin shtëpinë e sigurt të al-Baghdadit.
Ndryshe, Al-Baghdadi, 48 vjeç, udhëheqësi i pakapshëm i Shtetit Islamik, vrau veten dhe tre fëmijët e tij duke vendosur një jelek vetëvrasës ndërsa forcat amerikane sulmuan kompleksin të shtunën natën.
Dhe gjenerali Mazloum Abdi nga Forcat Demokratike Siriane tha që informatori përshkroi një planifikim dhomë për dhomë të kompleksit të liderit të terrorit në kufirin turk, duke përfshirë numrin e rojeve, planet e dyshemesë dhe tuneleve.
Zbulimi i informatorit vjen pasi presidenti Donald Trump mori kritika për vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke i lënë kurdët të përballen me një ofensivë turke më vete.
Presidenti kishte lavdëruar forcat amerikane për bastisjen al-Baghdadit, i cili në ‘momentet e tij të fundit në frikë të plotë, në panik dhe frikë të plotë’, ishte “i tmerruar nga forcat amerikane që e rrethonin atë”.
Sidoqoftë, dy zyrtarë të inteligjencës zbuluan për New York Times se në të vërtetë ishin kurdët sirianë dhe irakianë ata që jepnin më shumë informacione rreth vendndodhjes së al-Baghdadit dhe ishin të dobishëm për ta kapur atë.
Informatori në sulmin e së shtunës siguroi mbathjet e pista të al-Bagdadit për ‘të siguruar (100%) se personi në fjalë ishte vetë al-Baghdadi’, ka thënë Polat Can, një zyrtar i lartë në Forcat Demokratike Kurde.
Informatori gjithashtu siguroi një gjak nga udhëheqësi i ISIS për të dëshmuar më tej qasjen drejt xhihadistit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës