LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i futbollistit në Shkup ka qenë i lëshuar nga burgu për fundjavë të lirë

Vrasësi i futbollistit në Shkup ka qenë i lëshuar nga burgu për fundjavë të lirë

Vrasësi i futbollistit Martin Janushev ka qenë në vuajtje të dënimit me burg, ndërsa në kohën e vrasjes ka qenë i lëshuar për fundjavë të lirë, shkruan ‘Makfaks’ nga burime të hetimit.

Bëhet fjalë për mashkull 25 vjeçar, i cili ka qenë në vuajtje të dënimit me burg prej 6 vitesh për tregti me lëndë narkotike.

Futbollisti i qëlluar në Shkup, ka vdekur nga plagët e marra
Lexo po ashtu Futbollisti i qëlluar në Shkup, ka vdekur nga plagët e marra

Policia është në kërkim të vrasësit, ndërsa motivet e vrasjes nuk dihen.


28 vjeçari Martin Janushev ka qenë biri i një nëpunësi policor dhe vëllai i një të anëtari të njësitit ‘Alfa’. Ai është qëlluar të premten, rreth orës 18 para hyrjes së banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit. Disa nga dëshmitarët shpjeguan se drejt tij është qëlluar 4-5 herë në pjesën e kokës dhe qafës.

Klubi i fundit ku luajti Janushev ishte “Llokomotiva”, ndërsa më parë karrierën e tij e ka zhvilluar në klubet “Maxhari Solidarnost” dhe ” 11 Tetori”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori