LAJMI I FUNDIT:

Vozitja e rrezikshme nëpër rrugë të improvizuar (Video)

Vozitja e rrezikshme nëpër rrugë të improvizuar (Video)

Furgoni ngjyrë gri shihet duke lëvizur nëpër një rrugë të shembur, me një palë rrotë në rrugën ekzistuese, kurse pjesën tjetër në një strukturë të improvizuar prej druri.

Në videon që besohet të jetë realizuar në ndonjë vend amerikano-latin, dëgjohet një burrë duke i dhënë instruksione si: “ndalo dhe vazhdo në mënyrë të ngadaltë”, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shembjen e shkëmbit, që e ka lënë furgonin në anën tjetër të rrugës. /Telegrafi/