Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi, kanë inspektuar punimet e autostradës Prishtinë – Gjilan.

Durmishi ka publikuar një video nga vetura, derisa ministri Aliu shihet duke folur për punimet që po kryhen në këtë segment rrugor.


Por në video shihet Durmishi duke vozitur pa e vendosur rripin e sigurisë.

Pas raportimit të mediave, Durmishi ka reaguar në Faceook.

Ai ka thënë se nuk ka qenë fare duke vozitur por vetëm ka qenë në ulësen e shoferit.

“Video është bërë në punishte pra në vendin ku po zhvillohen punimet në autoudhën Prishtinë – Gjilan dhe aty nuk ka qarkullim të automjeteve sepse është e mbyllur për komunikacion. Unë aty nuk kam qenë duke vozitur por vetëm kam qenë në ulësen e shoferit sa për atë video”.

“Nëse konsiderohet që kam shkaktuar ndonjë rrezik në komunikacion jam i gatshëm që të paguaj gjoben”, shkroi Durmishi.

Ndërsa sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, shoferi i cili bart persona të mitur, respektivisht personi i moshës madhore, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh.

3545646

Neni 187 Përdorimi i rripit të sigurisë

1. Në automjetin për udhëtarë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.

2. Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili bart persona të mitur, respektivisht personi i moshës madhore, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. /Telegrafi/