LAJMI I FUNDIT:

Voziti në kahun e ndaluar të lëvizjes, gjobitet me 150 euro shoferi në rrugën Prishtinë-Gjakovë

Voziti në kahun e ndaluar të lëvizjes, gjobitet me 150 euro shoferi në rrugën Prishtinë-Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar automjetin dhe ngasësin, i cili kishte drejtuar mjetin në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes.

Sipas njoftimit, kundërvajtja ishte regjistruar me video-incizim dhe ishte shpërndarë në internet (në një portal informativ).

Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba 150 euro dhe një pikë negative.


“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka arritur të identifikojë automjetin dhe ngasësin e tij i  cili me datën 29.09.2023, kishte drejtuar mjetin në fjalë në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes në rrugën Prishtinë-Gjakovë në fshatin Rakovinë, rrugë e cila ka katër shirita të trafikut (nga dy shirita të lëvizjes në një drejtim).

Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim dhe ishte shpërndarë në internet (në një portal informativ). Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, shoferit të automjetit, ju është shqiptuar gjoba 150 euro dhe një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat në mënyrë që të kontribuojnë në sigurinë rrugore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori