LAJMI I FUNDIT:

Votohet propozimi, Kupa e Amerikës me katër kombëtare evropiane

Votohet propozimi, Kupa e Amerikës me katër kombëtare evropiane

Një propozim interesant është aprovuar në mbledhjen e Këshillit të konfederatës Amerikano Jugore të Futbollit në Santiago.

Kupa e Amerikës 2019, e cila do të zhvillohet në Brazil, do të luhet me 16 skuadra.

Gjashtë nga këto përfaqësuese nuk do të jenë amerikano-jugore, por do të vijnë nga Evropa, Amerika Qendrore dhe nga Azia.


Formula e evenimentit parashikon një turne me 10 përfaqësuese të Amerikës Jugore, të cilat janë Brazili, Argjentina, Uruguai, Paraguai, Kili, Peruja, Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Venezuela.

Pjesa e mbetur e skuadrave pjesëmarrëse do të jetë nga kontinentet e tjera.

Sipas gjasave nuk do të mungojnë skuadrat e Amerikës Qendrore, që historikisht kanë marrë pjesë në Kupën e Amerikës.

Por, risia lidhet me ftesat e dërguara për vende si Franca, Spanja, Italia dhe Portugalia.

Ndeshja Brazil – Francë, mundtë zhvillohet në Kupën e Amerikës

Gjithashtu, ekziston mundësia që pjesë e turneut të jenë edhe përfaqësuese aziatike.

Zgjerimi i turneut lidhet kryesisht me aspektin financiar, duke hedhur një hap të ngjashëm me Kupën e Botës, që nga 32 skuadra kaloi në një turne me 48 ekipe, transmeton ss.

Përveç formatit dhe përfshirjes së skuadrave jo-latine, një tjetër ndryshim i Kupës së Amerikës është se prej edicionit 2020, që do të luhet në Shtetet e Bashkuara, turneu do të luhet në çdo katër vjet.

Në trend Sport

Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Premier League
Kalo në kategori