Edhe pas tri përpjekjeve në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, koalicioni qeverisës, me gjithë mbështetjen që mori nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Javën e kaluar Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe partia politike opozitare Lidhja Demokratike Kosovës, kishin arritur një konsensus për votimin e demarkacionit.
Megjithatë, edhe pse ishte arritur kjo marrëveshje në seancën e fundit parlamentare nuk ishte siguruar numri i mjaftueshëm i votave, pavarësisht deklarimeve se është arritur shumica e nevojshme e votave.
Andaj, krahas marrëveshjes me LDK-në, analistët politikë thonë se koalicionit qeverisës është i shtrënguar të ketë edhe një marrëveshje tjetër, sidomos me Listën Serbe, si pjesë e Qeverisë, për ratifikimin e demarkacionit.
Përderisa Lëvizja Vetëvendosje nuk shihet si subjekt i mundshëm për marrveshje për shkak të qëndrimeve të saj kategorike kundër marrëveshjes aktuale të demarkacionit.
Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten së paku 80 vota të deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.
Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se përmes këtyre seancave ku po tentohet të hedhet në votim ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi po bëhet presion mbi deputetët, por edhe mbi qytetarët.
“Liderët e partive politike në pushtet vazhdimisht kanë deklaruar se janë duke punuar fort me qëllim që të sigurojnë përkrahjen e nevojshme prej dy të tretave të deputetëve me qëllim të ratifikimit të kësaj marrëveshje, dhe po duket që kjo punë e tyre nuk ka qenë efektive ose he nuk janë angazhuar siç janë deklaruar në publik pasi që po rezulton se po mungojnë votat e nevojshme për të ratifikuar këtë marrëveshje. Më shumë po ja lejnë rastësisë nëse dikush nga deputet do ta ndërrojë mendjen dhe do ta përkrah këtë marrëveshje”, thotë Krasniqi.
Votat për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit koalicioni qeverisës është duke i kërkuar brenda grupit parlamentar të Vetëvendosje apo të Listës Serbe.
Lista Serbe edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës deri tani ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit. Kundër kësaj marrëveshje vazhdojnë të jenë edhe deputetët nga Vetëvendosje.
Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se koalicioni qeverisës nuk i ka dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës për të ratifikuar çfarëdo marrëveshje që është e nevojshme në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.
Koalicioni qeverisës, sipas tij, nuk është i përgatitur për seancë, ku do të ratifikohej marrëveshja.
“Disa parti politike koncentrohen në marrëveshjen në mes dy presidentëve, Thaçi – Vujanoviq, dhe në faktin se demarkacioni do të korrigjohet, derisa disa parti politike konsiderojnë se marrëveshja politike është e drejtë”.
“Këto dallime shprehen në votim dhe shprehen në prolongimin e votimit të demarkacionit. Ekziston rreziku real që demarkacioni në procesin e votimit të dështojë dhe mandej të shihen procedurat se si do të veprohet nëse herën e parë dështon në Kuvendin e Kosovës ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi”, thotë Tahiri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq më 16 shkurt nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës inkurajohet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve.
Megjithatë, analisti Tahiri thotë edhe përkundër kësaj deklarate të përbashkët si dhe arritjes së konsensusit për votimin e demarkacionit ndërmjet partive në pushtet dhe Lidhjes Demokratike në opozitë, demarkacioni nuk mund të kalojë pa marrëveshje me deputetët e Listës Serbe.
“Pa marrëveshje me Listën serbe nuk mund të kalojë demarkacioni. Lista serbe edhe pse është pjesë e koalicionit sheh interesin e saj partiak dhe e ndërlidh me asociacionin e komunave, por edhe me situatën politike në Serbi dhe me pozitën e vet presidentit Aleksandër Vuçiq në dialogun e Serbisë me Kosovën dhe më atë që është një projekt i Serbisë për Kosovën që është paralajmëruar se deri në muajin prill do të nxirret një propozim nga presidenti Vuçiq”, thotë Tahiri.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.
Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimin e demarkacionit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BE-së, pa viza.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?