LAJMI I FUNDIT:

Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike – mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës

Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike – mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga diaspora përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur gjithashtu edhe numrin e qytetarëve në diasporë që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.

“Siç e kemi përmendur disa herë gjatë procesit të regjistrimit të votuesve nga 104 mijë e 924 votues, 84 mijë e 600 kanë përzgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe 20 mijë e 324 kanë qenë të regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Lidhur me votimin në përfaqësitë diplomatike që u përmbyll gjatë ditës së djeshme ju njoftojmë se nga 20 mijë  e 324 votues që ishin regjistruar për këtë mënyrë votimi në 30 përfaqësitë e Republikës së Kosovës kanë votuar 15 mijë e 352 votues apo 75.54%”, ka thënë Elezi.


Ai ka shtuar se sa i përket pjesës tjetër të votimit, pra përmes postës ky proces gjithashtu është mbyllur dje.

“Nga informacionet që kemi nga Posta respektivisht për tetë kutitë postare nga Gjermania, Zvicra, Turqia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe nga posta e KQZ-së në Kosovë numri pakove që janë pranuar në këto kuti postare është 50 mijë e 226, por ky numër nuk është përfundimtar pasi që të dhënat nuk janë nga të gjitha kutitë postare”, tha Elezi.

Elezi theksoi se këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të verifikimit nëse i takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.

Ai shtoi se numërimi i tyre do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori