Në javën që po lëmë pas u shënua arritje historike për vendin, pasi Asambleja Parlamentare më 16 prill i dha dritën jeshile Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, gjersa tashmë procesi i ka kaluar Komitetit të Ministrave, i cili do të mblidhet në muajin maj.
Po gjatë javës, qytetarët e Kosovës u tronditën nga vrasja e dytë brenda katër dite. Pas vrasjes së një gruaje në Ferizaj, të martën u vra edhe një grua në Pejë, duke alarmuar kështu shoqërinë për gjendjen dhe nevojën e menjëhershme të adresimit të situatës.
Votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së bëri që Serbia tu hakmerret shtetasve të Kosovës që shkonin në vendet perëndimore e që kalonin përmes territorit të tyre, duke bërë kështu që qindra qytetarë të Kosovës të bllokohen me orë të tëra në vendkalimet kufitare të shtetit serb me Kroacinë dhe Hungarinë.
Votimi historik – Asambleja Parlamentare i tha po Kosovës, çështja tash te Komiteti i Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën, më 16 prill ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29 kurse 11 abstenuan.
Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj të këtij viti.
Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.
Përmes tyre, kërkohej që Kosova të mos pranohet në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendosë për statusin e Kosovës.
Ndërkaq për kundër kësaj tendence, asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan./
Vrasja e rëndë e një gruaje në Pejë, dorasi dyshohet bashkëshorti
Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e së martës në Pejë, vrasja e dytë e grave në Kosovë brenda katër dite. Lajmin e kishte konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.
“Të martën, rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha ai.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në banesën e çiftit.
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj kishte thënë për Telegrafin se bëhet fjalë për një rast të rëndë, ku burri dyshohet se ka kryer vrasjen e gruas së tij.
Ndërkaq, prokurori Ersan Qavolli në rastin e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra në Pejë ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.
Prokurori në një deklaratë për media ka thënë se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2021.
“Menjëherë e kemi nxjerr të kaluarën kriminale…. Kemi informata se i njëjti kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2021”, tha ai.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Pejës ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës.
Nga Drejtoria për Shëndetësi në një postim në Facebook bëhet e ditur se Gjyljeta Ukella për dy dekada ka shërbyer si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
Ndërkaq, Dardane Bala, familjare dhe shoqe e gruas që u vra nga bashkëshorti saj në Pejë, ka rrëfyer për jetën bashkëshortore që kishin viktima dhe i dyshuari – për vrasjen tashmë.
Ajo ka thënë se dashuria e madhe ndaj bashkëshortit ia mori jetën.
“Jua kom ditë raportet gjithë jetën, deri në momentin e fundit. E ka dashur shumë atë. E ka dashtë tej mase. Deri në momentet e fundit nuk ka heq dorë nga Edi. Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori edhe jetën”.
“Unë për atë pjesë nuk mundem me bisedu, se nuk jam krejtësisht e sigurt. Edi ka qenë i papunë një kohë të gjatë, ka qenë në depresion. Ajo është munduar dhe kujtuar për të. Mund të them që pak e ka neglizhu edhe mjekësia dhe organet e shtetit. Ka tentu disa herë me kuru, me çu nëpër mjekë…”, ishte shprehur
“Kemi qenë në dijeni edhe rrethi, edhe shoqëria, po Gjyljeta e ka mbajt në rreth problemet me bashkëshortin. Ka dashtë me mbrojt prej të gjithëve, edhe pse familjarët janë ata që i sugjerojnë të ndahet, por ajo nuk ka pranuar, i ka qëndruar pranë gjithmonë… Edhe vajza e madhe edhe e vogla e kanë parë nënën të gjakosur”, ka shtuar ajo.
Vota pro në Asamblenë Parlamentare, Serbia mbajt të bllokuar qindra shtetas të Kosovës në pikëkalimet kufitare
Pas votës pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Serbia një ditë pas kishte bllokuar qindra qytetarë të Kosovës të cilët kalonin përmes territorit të Serbisë.
Bllokimi i dhjetëra autobusëve ishte bërë në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.
Qytetarët ishin bllokuar edhe në pikëkalimin kufitar të Serbisë me Hungarinë.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe disa policë të Kosovë si dhe zëvendësdrejtori i Policisë Së Kosovës nga radhët e minoritetit serb, Dejan Jankoviq.
Të gjithë këta janë liruar pas disa orëve.
Lidhur me ndalimet kanë reaguar ashpër presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan, e Bashkimi Evropian.
Nga BE-ja kanë thënë ndalimi i qytetarëve të Kosovës paraqet shkelje të marrëveshjes për liri të lëvizjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova