LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon në Beograd: Qendra ruse në Nish është për spiunazh

Von Cramon në Beograd: Qendra ruse në Nish është për spiunazh

Viola Von Cramon, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën ka qëndruar për disa ditë në shtetin serb. Ajo ka dhënë një intervistë për mediat serbe teksa ka folur rreth qendrës ruse në Nish si dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

E pyetur nga gazeta beogradase, “Blic” në lidhje me kërkesat për distancim nga Rusia, e cila ishte edhe në raportin e progresit, Viola von Cramon tërheq si argument Qendrën Ruse në Nish, e cila pretendon se është e angazhuar në aktivitete spiunazhi.

“Serbia është afër Rusisë në shumë aspekte”, thotë Von Cramon, eurodeputetja gjermane, e cila ditë më parë u sulmua verbalisht nga disa mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiqit.


Mbështetësit e partisë së Vuçiqit e sulmojnë verbalisht Von Cramonin për Kosovën
Lexo po ashtu Mbështetësit e partisë së Vuçiqit e sulmojnë verbalisht Von Cramonin për Kosovën

Duke folur për situatën në Serbi dhe perspektivën e saj evropiane, Von Cramon thotë se aktualisht është “e pamendueshme që ajo të flasë për hapjen e kapitujve të rinj”.

Duke folur për Kosovën, për të cilën është raportues në Parlamentin Evropian, Von Cramon thekson se “disa njerëz kanë interes për provokime, nga të dyja palët, dhe kjo nuk është e shëndetshme”.

“Besoj se do të ketë një paketë në fund të procesit, por kjo varet nga njerëzit këtu dhe në Prishtinë. Nuk pres që të ndodhë asgjë para 3 prillit, për shkak të zgjedhjeve (në Serbi), të cilat nuk mendoj se janë të nevojshme”, thotë Von Cramon dhe shton se “bojkoti i opozitës herën e kaluar nuk e ndihmoi vendin”, dhe se shpreson që “këtë herë të jenë më të zgjuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Kalo në kategori