Volkswagen tanimë ka ardhur me një anëtar të ri të familjes ID të makinave elektrike.

Bëhet fjalë për sedanin ID.7, i cili ndodhet në panairin CES në Las Vegas.


ee1

Kjo është hera e parë që Volkswagen tregon zyrtarisht ID.7, edhe pse në fakt trupi është “i fshehur”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

ee3

Megjithatë, mund të merret me mend se si do të duket makina në të vërtetë kur të zbulohet plotësisht.

ee4 2

ID.7 përdor të njëjtën platformë elektrike modulare MEB që është e pranishme në gamën e makinave elektrike të Grupit Volkswagen, por nuk është një kompakt si ID.4.

ee5

Drejtori i Volkswagen, Thomas Schafer tha se ID.7 zgjeron ofertën elektrike, si dhe ofron teknologji dhe cilësi superiore.

ee6

Nuk dihet ende kapaciteti i baterisë, ashtu si edhe çmimi i makinës - por kapaciteti i baterisë do të jetë rreth 700 kilometra. /Telegrafi/

ee7