LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen do të ndërtojë fabrikën e saj të re në SHBA për prodhimin e kamionçinave dhe SUV-ve Scout

Volkswagen do të ndërtojë fabrikën e saj të re në SHBA për prodhimin e kamionçinave dhe SUV-ve Scout

Volkswagen po bëhet gjithnjë e më serioz për të bërë një goditje në tregun e ri të kamionëve elektrikë në SHBA. Ajo e bleu markën Scout përmes një “shkrirje” në vitin 2020 dhe planifikon ta përdorë atë si një “spinoff” që do të fokusohet vetëm në prodhimin e SUV-ve dhe kamionçinave elektrikë.

Dhe sipas një raporti të ri sot, Volkswagen do të ndërtojë fabrikën e vet, tërësisht të re në SHBA për të prodhuar veturat e markës Scout. Më parë, mendohej se kompania do të kontraktonte prodhimin e këtyre veturave tek Foxconn ose Magna.

Megjithatë, tani “qarqet e biznesit” i kanë thënë Automobilwoche se Volkswagen po i merr gjërat në duart e veta. Kjo duhet t’ju tregojë se sa serioze është kompania për ta bërë Scout një ndërmarrje të suksesshme, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.


Dy automjetet e para të markës Scout janë vendosur të hyjnë në prodhim në vitin 2026 – njëra do të jetë një kamionçinë elektrike, tjetra një “SUV e fuqishme”. Fabrika e re e Volkswagen-it thuhet se mund të prodhojë edhe automjete Audi.

Scott Keogh, drejtori ekzekutiv i Scout

Në foton e mësipërme shihet drejtori ekzekutiv i Scout, Scott Keogh, i cili në këtë pozitë u emërua në korrik të vitit të kaluar. Para se të merrte këtë rol, ai ishte kreu i biznesit të VW në Amerikën e Veriut.

Scout origjinal ishte një fuoristradë e ndërtuar në vitet 1960 në SHBA për të konkurruar me Jeep. Në nëntor, pamë një siluetë të lëshuar nga spinoffi i VW, që tregonte kamionin e ardhshëm Scout. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Auto
Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse

Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse

Auto
Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Auto
Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Auto
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Auto
Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Auto
Kalo në kategori